Një tjetër pakicë e zhurmshme? Fëmijët "i shkruajnë" Veliajt: Ka shumë trafik në Tiranë!
Më 20 mars të vitit 2018, Erion Veliajt I është dërguar një letër nga nxënës të klasës së 4-t A të shkollës “Gjergj Fishta”. Përmes saj, nxënësit ankohen për trafikun e madh në Unazën e Re të “qytetit tonë” dhe i bëjnë një sugjerim që të vendoset një polic dhe një semafor.
Letra është në fakt një improvizim me natyrë didaktike i përfshirë në tekstin e lëndës “Gjuha Shqipe” e klasës së 4-të të shkollave fillore, faqja 38 dhe ajo synon të udhëzojë fëmijët për hartimin e një letre zyrtare.
Pra, trafiku si nocion, dhe ai në Tiranë si shembull i keq hyn kështu në kurrikulat e shkollës për t’u mësuar fëmijëve të tjerë se çfarë ndodh në Unazën e Re. Nuk është çudi që Unaza të margjinalizohet në imagjinarin e përgjithshëm e të nisë e të modelohet si shembulli tipik i një brezi, njësoj si ai rasti i Besnikut që i thoshte mikut ik!
Nuk është e qartë se kush ka ideuar këtë përmbajtje për një letër zyrtare, por aty nuk mungon as shqetësimi qytetar, as aktualiteti i problemit dhe as ironia me një dozë diskretitimi për z. Veliaj, që tashmë e ka trafikun prolemin kryesor në Tiranë.
Padyshim që kjo do punë dhe nuk është një problem i lidhur vetëm me z. Veliaj, por si dikush që e kalon veten për supermen, apo si dikush që nuk ndalet përpara asgjëje, letra është një gjetje shumë e dobishme dhe me kuptim. Është një lloj urbanizimi i imagjinatës fëmijërore të cilën zakonisht e ndërsejnë te nacionalizmi, apo e narkotizojnë me lirizmin e pezazheve.
Nuk mbetet vetëm të shpresojmë që z. Veliaj ta quajë këtë si letrën më të bukur që ka marrë ndonjëherë, ndjesë që i është nisur ndonjëherë, e të mos arrijë deri aty sa të quajë edhe fëmijët pakicë të zhurmshme.
s.zaimi
Comments
Polic rrugor qe vendosen nga
Polic rrugor qe vendosen nga kryetari i bashkise. Koncepti i shtetit unitar dhe veteqeverisjes vendore ne autobuzin e Ministrise se Arsimit.
Add new comment