Marrëveshja me SHBA i jep Greqisë rol drejtues në Ballkanin Perëndimor
Athina zyrtare ka nisur të propagandojë si shumë të veçantë dhe me një rëndësi thelbësore Marrëveshjen e saj të Bashkëpunimit dhe Mbrojtjes Reciproke me SHBA, firmosur pak ditë më parë në Washington. Ministri I Jashtëm, Nikos Dendias, ka përcjellë përmes një interviste për gazetën “Kathemirini” komentet për rëndësinë e këtij akti, që sipas tij prej të gjithë mjedisin e sigurisë dhe prioritetet e SHBA në rajonin tonë dhe Mesdheun Lindor. Dendias nënvizon se duke qenë se për SHBA aktualisht interesat kryesore janë në zonën e Indo-Paqësorit, më pas në Lindjen e Mesme dhe së treti në Europë, marrëveshja në fjalë fiton tjetër optikë dhe I jep Greqisë tjetër peshë.
Ai i përshkruan marrëdhëniet e tanishme mes të dyja vendeve si ngritura në një nivel të paprecedent duke konsideruar edhe se përhapja e forcave amerikane në Greqi injoron rolin e mbivlerësuar sipas tij të Turqisë në rajon. Por marrëveshja në analizën e ministrit grek ka pasoja politike që prekin edhe vendin tonë.
Përfundimi im bazik nga takimet në SHBA është se…është skajshmërisht pozitive për inetresat tona kombëtare që SHBA e konsideron vendin tonë me rëndësi speicale. E sheh Greqinë si një vend të aftë të luajë një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor dhe pranimin e vendeve të këtij rajoni në BE
ka thënë Dendias.
Është ende herët për të folur se çfarë pritet, por ministri grek ka vënë në dukje se SHBA nuk ka asnjë marrëveshja dypalëshe të tillë në Europë.
Duke folur gjerë e gjatë për Turqinë dhe lojërat e saj në këto 15 vitet e fundit, Dendias ka lënë të kuptohet se SHBA po vendoset në Greqi edhe për të përmbajtur dhe kontrollouar nga një zonë e NATO-s dhe Perëndimit çdo cenim të status quosë, por edhe rritjen e fuqive si Turqia.
Thuajse në këtë kontekst vjen për Dendias edhe marrëvëshja me Francës, që e përforcon Greqinë në mëtimet e veta për të mos lejuar rishikimin e hartës detare ne Egje. Ai ka theksuar se Greqia nuk do të izolojë apo rrethojë Turqinë, ndaj së cilës bëri thirrje të ndryshojë sjelljen.
Mesazhet e ministrit grek peshojnë në një aspekt edhe për vendin tonë që po eksperimenton me nisma rajonale të vetat duke injoruar për 8 vjet rolin e Greqisë që ka qenë në të vërtetë një vend në rimëkëmbje. Është ende e paqartë sesi një marrëveshje me SHBA do t’I japë Greqisë rol në BE, por duhet mbajtur parasysh edhe fakti se me daljen e Merkel nga skena, Europës do t’I duhet pak kohë që të riafirmohet me pozitën e vet, sidomos tani që debatet për forcën autonome kanë marrë hov.
Add new comment