Në pranverë do të synohet zhdukja e Republikës Srpska. Një paralajmërim edhe për Shqipërinë
Presiudenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka bërë demonstrimin e fundit politik pas incidenteve në Kosovë. Në një takim të mbajtur në kapanonet ushtarake të Rashkës, Vuçiç ka folur për skenarë të destabilizimit të rajonit nga aktorë të huaj perëndimorë që sipas tij synojnë të dobësojnë Serbinë.
Ata dëshirojnë të destabilizojnë gjithçka në mënyrë që të menaxhojnë më mirë proceset. Mos harroni se synimi i tyre nuk është vetëm një Kosovë e pavarur, por edhe dobësimi i Serbisë. Mendoni një nga këto vende e pëlqen faktin që Serbia është e para në rajon në terma të pagave?
Kam frikë se sot kemi dikë tërësisht iracional në Prishtinë dhe njerëz malinj në komunitetin ndërkombëtar që duan konflikte dhe duan të na tërheqin në konflikte, sigurisht do të doja të ruaja paqen, por dua gjithashtu t’u them ne nuk kemi zgjidhje. Po përballemi me një periudhë të vështirë; do të ketë presion në Republikën Srpska, përpara pranverës do të kërkojnë zhdukjen e saj dhe çdo gjë do të bjerë mbi shpatullat e Serbisë. Dhe vendet më të fuqishme në botë do të përpiqen për këtë...Ne do ta ruajmë paqen, i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e vet. I kërkoj po ashtu popullit të Shqipërisë të mos kërkojë rend përmes dhunës dhe nëse përpiqen sërish, përgjigja ime do të jetë e qartë. Në atë luftë ku ne do të duhet të mbrojmë jetët e fëmijëve, po ju them me siguri se do të fitojmë
ka thënë Vuçiç.
Comments
O ku i merni keto lajme ...
O ku i merni keto lajme ... si kau peles futur. S'keni faj se dhe B-92, anglishte koti ja ka futur, tek perfaqesuesit shqiptare te kosoves ne pushtet i nxjer people of albania .... e keshtu ntrashet telefoni i prishur ... e zullumi bashke me te.
Mesoni nga pak serbisht e kuptojeni ne burim cfare ka thene se jeni ne ballkan e thjesht qe te tregoni qe jeni pak me lart intelektualisht se komshijte, ja u mesoni dhe gjuhen. Qe te mund ta dalloni kaun nga pela ... jo per gje ...
S'ka te beje fare me shqiperine deklarimi, tek ai ju referohet gjithe kohes Albanci, kosovareve, te cilet jane shqipetare, po nuk kane te bejne fare po fare me Shqiperine, nga pikpamjet administrativee shteterore. Lere te tjerat.
Nuk jemi ne gare me
Nuk jemi ne gare me komshinjte. Shendet!
nuk kane te bejne fare po
nuk kane te bejne fare po fare me Shqiperine, nga pikpamjet administrativee shteterore. Lere te tjerat.
Hajde serb qe qenke.
Add new comment