Kriza e energjisë, Brukseli zhgënjen vendet e Unionit

Postuar në 07 Tetor, 2021 17:45

Rritja e çmimeve të energjisë në të gjithë Europën i ka detyruar liderët e vendeve t’i kthejnë sytë nga Brukseli. Por ajo që kanë marrë deti tani ka qenë thjesht një premtim për një “paketë mjetesh”.

Qeveritë e vendeve të BE-së ia kanë frikën një reagimi popullor në rast të moszgjidhjes së këtij problemi. Shqetësimi është ngritur për herë të fundit në samitin e Sllovenisë, të mërkurën.

"Po përballemi me një krizë të paparë që kërkon masa të jashtëzakonshme, novatore, serioze nga BE për të kontrolluar këtë rritje të çmimeve," citohet nga Politico kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez.

Eurodeputetët që diskutuan mbi këtë çështje në Strasburg dhe ministrat e Mjedisit të BE-së që analizuan situatën në një takim në Luksemburg i bënë thirrje Komisionit që të gjejë një zgjidhje paneuropiane.

Po për momentin, Komisioni po përgatit një "paketë mjetesh" që vendet mund t’i përdorin për të mbështetur konsumatorët që përballen me fatura të larta të energjisë, masa të lehta që nuk ka gjasa të japin lehtësimin e kërkuar dëshpërimisht. Ato përfshijnë pagesa direkte për familjet më të varfra, ulje të taksave të energjisë ose zhvendosjen e tarifave te taksat e përgjithshme - të gjitha këto, sipas zyrtarëve europianë, në përputhje me ligjin e BE -së.

Çdo reformë e mundshme e tregut të gazit do të përfshihet në rishikimin e paketës së tregut të gazit të BE-së, një takim që do të mbahet më 14 dhjetor.

Edhe ministrat e Mjedisit që u takuan në Luksemburg të mërkurën prisnin shumë më tepër.

Vendet kanë dalë me një sërë propozimesh, që nisin nga një rindërtim i madh i tregut të energjisë elektrike me shumicë të Bllokut, deri te përdorimi i parave të Sistemit të Tregtimit të Emetimeve për të ulur faturat e energjisë elektrike. Shumica e ministrave këmbëngulën në nevojën për një veprim më të madh të koordinuar nga Brukseli.

Samiti i Këshillit Evropian, i cili mbahet më 21 dhe 22 tetor, pritet të dominohet nga bisedimet mbi krizën e energjisë. Kjo do të thotë vonesa të mëtejshme në adresimin e një krize që vendet europiane e konsiderojnë urgjente.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.