CIA pranon se është "ndryshkur"
Një numër i madh bashkëpunëtorësh të CIA-s janë vrarë ose kanë kaluar në anën e kundërt.
Një dokument rreptësisht konfidencial i agjencisë së inteligjencës zbulon detaje që ngrenë pikëpyetje mbi punën e saj. Detajet e tij lënë të kuptohet se shërbimi kundërzbulues amerikan i ka nënvlerësuar rivalët e tij. Sipas “Times”, dokumenti në fjalë u është dërguar të gjitha byrove të agjencisë në të gjithë botën.
Zyrtarët e kundërzbulimit paralajmëruan javën e kaluar se dhjetëra spiunë janë komprometuar ose ekzekutuar vitet e fundit, gjë që, sipas burimeve, përfaqëson një rritje të madhe të incidenteve të kësaj natyre.
Nshumë prej agjentëve të vrarë, sipas dokumentit, janë eliminuar nga agjencitë e huaja. Ky është një detaj që zakonisht nuk ndahet me byrotë në mënyrë kaq masive, megjithatë duket se në këtë rast synimi është inkurajimi i tyre për të përmirësuar protokollet e sigurisë.
Paaftësia në disa raste e agjencisë së inteligjencës, besimi i tepërt në burime, nënvlerësimi i agjencive të huaja dhe rekrutimi shumë i shpejtë i informatorëve theksohen si disa nga arsyet e dështimit të misioneve.
Ndërsa përparimet teknologjike si skanimet biometrike, hakimi dhe inteligjenca artificiale janë zbatuar me sukses nga agjencitë e tjera të vëzhgimit të spiunazhit të CIA-s, SHBA-ja ka mbajtur fokusin tek agjentët duke ndërtuar një rrjet informatorësh të besuar që, siç shkruan shton Times, duhet të jenë më të mirët në botë.
Duke pohuar se rekrutimi i spiunëve në vende të tjera është një punë me rrezik të lartë, në dokument thuhet se shërbimet e inteligjencës rivale nga vende si Rusia, Kina, Irani dhe Pakistani kanë kapur informatorë të CIA-s, dhe në disa raste, i kanë kthyer ata në agjentë të dyfishtë.
Comments
CIA nuk eshte e ndryshkur,
CIA nuk eshte e ndryshkur, por CIA eshte hapur si vaji ne lakra kot me se koti e me teprice!
Add new comment