Errësira përtej rrjetit
Dje në orën pesë e gjysmë u shua bota. Nuk u shua dielli, të cilin nuk e shikon më askush, por ndodhi më e keqja: u shuan mediat sociale.
Një avari, një komplot, një bllokim trafiku nga fansat e Enrico Letës, kush e di. Është fakt që kushdo u përpoq të hynte në to, hasi atë diskun e famshëm që rrotullohet bosh në ekran: imazhi modern i pakënaqësisë.
Vetëm Tuiteri mbeti funksional, por përdoret nga elitat për të bërë thashetheme për Calendën (ish-ministër në qeverinë e Matteo Renzit). Njerëzit normalë papritmas nuk mund të shkëmbenin fotografi në Instagram ose të bisedonin në Facebook.
Mbi të gjitha, u bë e pamundur hyje në WhatsApp. Një i njohuri im nuk po e kuptonte pse të gjithë miqtë, të cilëve u shkruante në të, papritmas nuk po pranonin t’i përgjigjeshin. I pushtuar nga një rënie drastike e vetëvlerësimit, ai u përpoq t'i dërgonte një mesazh zanor dhjetë minutësh psikoanalistit të tij, por sërish doli pengesë rrota e mallkuar që xhironte në bosh dhe fjalët e tij mbetën pezull në zbrazëti.
Ndërkohë, jashtë çfarë nuk po ndodhte, në sensin që nuk po ndodhte më asgjë. Bisedat e atyre që punojnë në distancë u pezulluan për shkak të mungesës së smart-comunication, ndërsa qindra jetimë endeshin nëpër rrugë pa qëllim, sepse pamundësia për të komunikuar me të tjerët me një selfie i hoqi shijen çdo gjesti. Në panik, dikush madje mendoi të përdorte telefonin për të bërë një telefonatë, por kuptoi menjëherë se nuk e mbante më mend si bëhej kjo gjë.
Shkrimi është publikuar në Corriere della Sera
Add new comment