Mësimi me turne, prindërit paralajmërojnë bojkotimin (VIDEO)
Mësimi me turne ka bërë bashkë qindra prindër, të cilët kanë firmosur peticionin për të kundërshtuar vendimin, kanë paralajmëruar bojkot të shkollës. Ata i kanë lënë pesë ditë kohë Ministrisë së Arsimit për reflektim dhe kthimin e mësimit me orar të plotë.
Fëmija ime mëson në shkollë shtetërore në mësim me turne. Unë s'kam mundësi që fëmijën ta çoj në shkollë private si ministrja e Arsimit. Prandaj i kam sjellë këtu. Siç kam mbaruar unë shkollë shtetërore, ashtu do të mbarojnë edhe ata.
Migena është prind i dy fëmijëve, të cilët mësojnë në shkollën "Emin Duraku" në kryeqytet. Që prej datës 27 shtator, kjo shkollë zhvillon mësimin me 4 turne duke u kthyer kështu në një shqetësim për prindërit. Migena tregon për MCN TV se tashmë është detyruar të lërë punën për t'u koordinuar me orarin e fëmijëve.
I duam orët e plota. Fëmija mëson me orë të plota jo me orë 25 minuta. Kam dy fëmijë: një në parashkollor një në klasë të pestë. Njëri fillon në 10:00 dhe mbaron në 12:00. Tjetri fillon në 15:00 dhe mbaron në 17:30. Më thuaj ti çfarë duhet të bëj unë si prind. Jam në punë. Mund të ma zgjidhë shteti këtë mua. Shteti më kërkon orarin, po fëmijët kush të mi marrë.
Urdhri për mësimin me turne ka bërë bashkë qindra prindër për të firmosur një peticion kundër tij. Ata kanë dhe një apel për autoritetet të cilëve u lënë dhe një afat kohor.
Jemi që nga nëntori që e bëjnë mësimin të sakatuar. Më shpejt ikin nga shkolla sesa vijnë në shkollë.
Fillimisht do të bojkotojnë mësimin për një periudhë dyditore. Më pas do ta përshkallëzojmë me protesta së bashku me fëmijët para ministrisë.
Ndërkohë nga studio e lajmeve të MCN, eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, tha se mësimi do të zhvillohej me turne edhe po të mos kishte pandemi.
Asnjëri mos të gënjejë me pandeminë. Ajo është thjesht një mbulesë për dështimin e qeverisë.
Pavarësisht se rreth 85% e arsimtarëve janë vaksinuar, nxënësit detyrohen të zhvillojnë një mësim me turne dhe orë të reduktuara.
Add new comment