Byzylyku i Maria Antuanetës del në ankand

Postuar në 30 Shtator, 2021 10:54

Një byzylyk i mbretëreshës së Francës, Maria Antuaneta, do të shitet për 2-4 milionë dollarë.  Ankandi do të mbahet nga Christie’s Geneva në nëntor. Sipas AFP-së, çmimi mund të kalojë parashikimet dhe kjo jo vetëm për shkak të vlerës së 112 diamanteve që e përbëjnë, por edhe për faktin se është mbajtur nga një mbretëreshë.

Byzylyku është blerë nga Maria Antuaneta në vitin 1776 për 250 000 livra, një shumë e madhe për kohën. Livra franceze vlente në atë kohë sa vlen rreth gjysmë kg argjend sot.

Në vitin 1791, kur revolucioni francez kërcënonte monarkinë, byzylyku iu dha ish-ambasadorit austriak në Francë, konti Mercy Argenteau, për ta ruajtur. Pas ekzekutimit të mbretëreshës në tetor 1793, perandori austriak, Francis II, urdhëroi t’i bëhej inventari kutisë që i ishte dorëzuar ish-diplomatit për ruajtje, shkruan Smithsonian.   

E lindur në 1755 në Vjenë, Marie Antuaneta ishte vetëm 14 vjeç kur u martua me Luigjin XVI të Francës, në maj 1770. Ajo u kritikua përgjatë gjithë mbretërimit të saj në 1794, për shkak të origjinës së saj austriake dhe shpenzimeve marramendëse për festa dhe luks, ndërkohë që populli ishte në varfëri.

Pjesë të tjera të koleksionit të bizhuterive të mbretëreshës kanë dalë në ankand vitet e fundit. Në vitin 2018, për shembull, një varëse perlash dhe diamanti që mbahej dikur prej saj u shit në Sotheby's për 36 milionë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.