Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Ballkani i Hapur është rruga jonë
Kryeministri Rama thotë se në situatën e tensionuar që është krijuar në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit, nuk ka vend për ndërmjetësim. Gjatë vizitës në Prishtinë, ai tha se e drejta është me Kosovën dhe Shqipëria i qëndron asaj në krah. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun Albin Kurti, Rama tha se i takon atij të marrë vendimet e duhura.
“Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiçin, apo siç thonë në mediat sociale me “vëllaun tim Vuqiqin” Këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. Këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq. Ne jemi në krah të Kosovës, siç është i gjithë komunitetit ndërkombëtar. Leximi i çuarjes së njësive speciale për të bërë teatër me helikopter është lexim i gabuar. I takon kryeministrit këtu që të marrë vendimet e duhura që kjo të shërbejë për të çuar përpara dialogun që të mos ngrijë konfliktin. Këtu nuk ka çfarë të ndërmjetësohet. Ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit dhe sigurisë të Kosovës. Ne e mbështesim dialogun 100%. Mund të ma thoni çfarë do ambasadori rus?! Ky është një teatër, por një teatër i rrezikshëm, sepse është shkrepësja që ndez institucionet”, tha ndër të tjera Rama.
Pavarësisht zhvillimeve në Kosovë, Rama tha se Ballkani i Hapur mbetet rruga e duhur për të dy vendet.
“Tani jam edhe më i bindur sesa isha që Ballkani i Hapur është rruga jonë. Rruga jonë e përbashkët për të mirën e përbashkët. Natyrisht, kemi mosdakordësi me Albinin, kjo është politikë dhe duhet ta trajtojmë sit ë tillë, marrëdhëniet tona nuk ndikohen”, tha ai.
Add new comment