Në politikë nuk mund të jesh vegjetarian. As Lulzim Basha madje...
Lulzim Basha ka përjashtuar sot nga Grupi Parlamentar i PD-së ish-kryetarin e saj dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Z. Basha doli para mediave dhe lexoi një letër përmes së cilës njoftoi se kishte vendosur ai vetë ta përjashtonte z. Berisha.
Pak vite më parë të njëjtën gjë bënte Edi Rama me Saimir Tahirin, por të paktën letrën e lexoi përpara Grupit Parlamentar të PS-së. Arsyeja është e thjeshtë: Basha ka përjashtuar Berishën, PD-ja ende.
Në këtë kuptim z. Basha sot njoftoi se nga anon në betejën e tij politike. Dhe na njoftoi se ai thjesht ka rënë dakord me një vendim që e kanë marrë të tjerë. Përndryshe çështjen “Berisha”, aim und ta shtronte në parti, apo edhe të mos lejonte që z. Berisha të kandidonte për deputet.
Nuk çuditet kush me këto që po ndodhin. Jemi një vend që nuk kemi asnjë institucion përtej individëve. Për neverinë e një pjese të madhe thjesht dëshmojmë se Edi Rama, Yuri Kim dhe Lulzim Basha sot mund të heqin e të vënë këtë duan. Basha thjesht ka preferuar të jetë në autobuzin e pushtetit sesa të mendojë për autobuzin e vet.
Është rast thuajse unik që impotenca merr kaq rëndësi të madhe politike. Pasi nuk ka pak rëndësi të ndryshosh dietën nga vegjetarian në mishngrënës. Një lider opozite që kalon nga apartamenti në vilë nuk mund të mbajë veten me bar.
Add new comment