Malazezët në protestë kundër kreut të ri të Kishës Ortodokse
Një protestë me shumë përplasje shoqëroi shugurimin e kreut të ri të Kishë Ortodokse serbe.
Policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve që hodhën gurë dhe shishe në qytetin e Cetinjes.
Mali i Zi u nda nga Serbia në 2006, por kisha malazeze mbetet nën kishën ortodokse serbe.
Po shumë në Mal të Zi, përfshirë presidentin e vendit, e shohin atë si një simbol të ndikimit serb.
Presidenti Milo Gjukanoviç u kishte bërë thirrje protestuesve të prishnin ceremonin e inaugurimit të Joanikije II në postin e lartë klerik, i njohur si Mitropoliti i Malit të Zi dhe Kryepeshkopi i Cetinjes.
"Na ka ardhur në majë të hundës Beogradi, që mohon kombin tonë dhe na thotë se cilat janë të drejtat tona fetare," i tha protestueses Andjela Ivanoviç agjencisë Reuters.
Joanikije II dhe Patriarku serb Porfirije mbërritën me helikopter në vendin ku u bë ceremonia.
Edhe lidershipi politik i Malit të Zi është i ndarë në lidhje me ndikimin serb. Kryeministri pro-serb, Zdravko Krivokapiç, që i cilësoi protestat "akte terroriste".
Partia e presidentit Gjukanoviç, DPS, i humbi zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Zgjedhjet erdhën pasi ai shtyu ligjin i cili do të kishte lejuar shtetin të kërkonte pronën e Kishës.
Kjo lëvizje erdhi si përgjigje e mbështetjes së opozitës nga Kisha, çka solli largimin e DPS nga pushteti për herë të parë në tre dekada.
Malazezët që identifikohen si serbë etnikë përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë prej 630 000 banorësh. Shumica e malazezëve janë anëtarë të Kishës Ortodokse Serbe, pavarësisht përkatësisë etnike.
Add new comment