Arabia Saudite nis zhvendosjen e mediave shtetërore nga Dubai drejt Riadit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2021/09/LMDBPLCVQJIWZEWAJEZ4GN5NNQ_2021_09_05_11.jpg?itok=JwJ36PeS)
Arabai Saudite ka nisur zhvendosjen e selive të mediave të veta shtetërore nga Dubai drejt Riadit. Agjencia “Reuters” citon burime pranë Princit të Kurorës Mohammed bin Salman sipas të cilave vendimi është pjesë e një plani më të gjerë për ta shndërruar Arabinë Saudite në një pol ekonomik në rajon.
Al-Arabyia dhe Al Hadath do të nisin zhvendosjen që nga janari, kur do të nisë transmetimi për 12 orë nga Riadi. Sipas të burimeve në fjalë do të duhen 2 vjet për të përfunduar ristacionimin e stafit dhe infrastrukturës. Vendimi pason një akt tjetër të qeverisë saudite në fillim të këtij viti, që ndalon dhënien e kontratave shtetërore kompanive dhe institucioneve tregtare që mbajnë selinë e tyre të Lindjes së Mesme në ndonjë nga vendet e rajonit.
Add new comment