Ndarja e parë mes qeverisë britanike dhe komitetit shkencor: Jo vaksinimit të fëmijëve
Vaksinimi i fëmijëve ka sjellë ndarjen për herë të parë mes qeverisë dhe këshilltarëve shkencorë në Britani. Ministrat tani mund të kundërshtojnë rekomandimet e këshilltarëve zyrtarë të vaksinimit dhe të vijojnë me vaksinat e Covid për të gjithë fëmijët 12 deri në 15 vjeç, pasi trupa shkencore arriti në përfundimin se përfitimi shëndetësor neto nga vaksinimi i kësaj grupmoshe ishte shumë i vogël.
Tashmë ministrat mund të kërkojnë prova shtesë, të cilat mund të ndihmojnë në rrëzimin e vendimit të trupës që mbikëqyr vaksinimin.
Pas ditësh të tëra spekulimi, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) tha sot se ndërsa përfitimet shëndetësore nga vaksinimi i të gjithë grupmoshës ishin më të mëdha se rreziqet, "marzhi i përfitimit konsiderohet shumë i vogël për t'u mbështetur vaksinimi universal i fëmijëve të shëndetshëm 12 deri në 15 vjeç në këtë kohë”.
Në vend të kësaj, komiteti rekomandoi zgjerimin e një programi ekzistues të vaksinimi te për fëmijët më të mëdhenj me probleme shëndetësore si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 1 dhe astma e rëndë.
Vendimi erdhi si një goditje për qeverinë, e cila ditët e fundit ka nxitur në heshtje një vendim vaksinimi nga JCVI, duke qenë se shumica e shkollave në Angli janë hapur, dhe solli si shembull programet ekzistuese të vaksinimit masiv për fëmijë në vende si Izraeli, SHBA dhe Gjermania.
Sidoqoftë, në një ftesë të heshtur për të anuluar rekomandimin e vet, JCVI theksoi se për shkak se përgjegjësia e tij nuk përfshin çështje më të gjera siç janë ndërprerja e shkollës, ministrat mund të konsiderojnë të kërkojnë këshilla të veçanta për këtë.
Menjëherë pas njoftimit të JCVI, Sajid Javid, sekretari i shëndetësisë dhe homologët e tij në Skoci, Uells dhe Irlandë Veriore u shkruan zyrtarëve kryesorë mjekësorë në vendet e tyre, duke u kërkuar atyre që "ta konsiderojnë çështjen nga një perspektivë më e gjerë".
Ndërsa zyrtarët theksojnë se do të presin vendimin, mbetet shumë e mundshme që rekomandimi i JCVI të rrëzohet.
Add new comment