Ndahet nga jeta Mikis Theodorakis
Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare muzikanti dhe aktivisti i mirënjohur grek, Mikis Theodorakis. Mediat greke raportojnë se artisti vdiq në shtëpinë e tij në Athinë pas një serie trajtimesh nga zemra në vitet e fundit.
Theodorakis nisi karrierën e tij në moshën 17 vjeçare dhe në prodhimet e tij hyjnë një larmi veprash mes të cilave edhe simfoni, himn për OÇP-në dhe muzikë për filma të njohur si “Serpico” dhe “Zorba, greku”.
Ai jetoi me pasion një jetë të dedikuar muzikës, arteve, vendit dhe popullit tonë, ideve të lirisë, drejtësisë, barazisë, solidaritetit social
u shpreh presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou.
I lindur si Michail Theodorakis në Kios më 29 korrik 1925, Theodorakis u bë i njohur edhe për kundërshtimin e hapur të diktaturës greke pas lufte. Një aktivizëm që pasonte angazhimin e tij me rezistencën e majtë greke gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas lufte u arrestua, burgos dhe torturua, u internua dhe mbyll në spital psikiatrik, e megjithatë në rrugën e artit Theodhorakis ia doli të imponohej si një talent i padiskutueshëm. Ai e përjetësoi përfojën jetësore në tematikë muzikore. Në vitet ’80, Theodhorakis do të ishte përfaqësues i Partisë Komuniste Greke në Parlament dhe pas fundit të Luftës së Ftohtë vazhdoi angazhimin me qëndrime kundër ndërhyrjes në Irak.
Në fund ai u shndërrua në një figurë referuese për mbarë Greqinë që pa tek ai historinë e vet dhe vragat dhe thinjat e saj të pashlyeshme. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis shpalli tri ditë zie duke vlerësuar artistin e madh.
Mikis është historia jonë
është shprehur ai.
Comments
Paska qene gjalle deri me sot
Paska qene gjalle deri me sot M.Teodorakis?!? E forte! Lere, qe c'flas dhe une! Ai keshtu qe keshtu mbetet i pavdekshem!
Hymn i Oçp; Oçp, është
Hymn i Oçp; Oçp, është Organizata Për çlirimin e Palestinës?
U prehte ne Paqe, qofte i
U prehte ne Paqe, qofte i Xhennetit.
Add new comment