Padia 7 gigabyte e Jeff Bezos ndaj NASA-s bllokon rrjetin informatik të Departamentit të Drejtësisë
Padia që Jeff Bezos ngriti pak ditë më parë ndaj NASA-s është kthyer në “barrë të rëndë” për Departamentin e Drejtësisë. Madhësia e saj në PDF është 7 gigabajt dhe po shkakton rënien e softuerit të Departamentit të Drejtësisë Adobe.
Problemi buron nga fakti se Acrobat nuk mund të mbajë disa qindra skedarë në të njëjtën kohë.
Sipas një dokumenti të siguruar Futurism, deri tani nuk është gjetur një zgjidhje për problemin që po shkakton padia e Blue Origin.
Ne kemi provuar disa mënyra për të krijuar skedarë me 50 megabajt për regjistrim më efikas, të gjitha pa sukses deri më tani, thuhet në dokument.
Për më tepër, ky “siklet” i ri po vonon dhënien e kontratës HLS për rivalin SpaceX sepse stafi i agjencisë që mund ta kishte rregulluar atë ishte në Simpoziumin e 36-të Vjetor të Hapësirës javën e kaluar. Data finale e kontratës është shtyrë dhe kompanisë së Elon Musk nuk i mbetet tjetër veçse të presë.
Blu Origin e Jeff Bezos e paditi qeverinë amerikane për vendimin e NASA-s për t'i dhënë kontratën me vlerë 2.9 miliardë dollarë kompanisë SpaceX të Elon Musk. NASA kishte kërkuar propozime për një anije kozmike që do të transportonte astronautët në sipërfaqen e Hënës nën programin e saj Artemis, që do të rikthente njeriun në satelitin e Tokës për herë të parë që nga viti 1972.
Në prill, NASA i dha SpaceX të drejtën për të ndërtuar një anije kozmike të tillë deri në vitin 2024.
Në padinë e bërë publike në gusht, Blue Origin pretendon se NASA zgjodhi në mënyrë të padrejtë kompaninë e Elon Musk.
Add new comment