Gjykata e Dyseldorfit me vendim antitrust: Shërbimet e Nord Stream 2, jo në një dorë
Gazsjellësi i shumëpërfolur “Rryma Veriore 2” do t’i nënshtrohet rregullave europiane të antitrustit.
Gjykata e Lartë Rajonale e Dyseldofit në Gjermani ka rrëzuar një ankesë të operatorëve të mbështetur nga Gazpromi rus duke përcaktuar kështu detyrimin që prodhuesit, transportuesit dhe shpërndarsit të ndahen në mënyrë që të sigurohet konkurencë e ndershme në treg.
Konkretisht vendimi që mund të apelohet, detyron transportuesit të japin shërbimin e tyre një pale të tretë, ndërkohë që pala ruse e cilëson vetë amendimin që i është bërë rregullave në vitin 2019 si sulm ndaj projektit.
Nord Stream 2 parashikon transportin e gazit rus në Gjermani e mandej Europë përmes detit Balltik duke anashkaluar Ukrainën që sot është rruga krysore. Shumë qeveri europiane e shohin projektin si ambicie ekspansioni të Rusisë, ndërkohë që kundër ka qenë edhe ShBA.
Kremlini nuk ka komentuar vendimin duke u mjaftuar me cilësimin e projektit dhe diskutimit si një “çështje korporative dhe komerciale”.
Konsorciumi që qëndron pas projektit përfshin pesë kompani përëndimore, Uniper (UN01.DE), Wintershall-Dea (BASFn.DE)(WINT.UL), Royal Dutch Shell (RDSa.L), OMV (OMVV.VI) dhe Engie (ENGIE.PA) që mbajnë barrën e 50% të financimit nga 11 miliardë dollarë që kushton në total. Kapaciteti transportues i gazjellësit është 55 miliardë metra kub.
Add new comment