Bullgaria dhe Kroacia, gati të adoptojnë Euron
Dy shtete të tjera, anëtare të BE-së, Kroacia dhe Bullgaria pritet të hyjnë në Eurozonë, pra të adoptojnë monedhën e përbashkët, respektivisht në vitin 2023 dhe 2024.
Nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, janë gjashtë vendet që ende nuk bëjnë pjese në Euro: Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Rumania, ndërkohë që Danimarka ka qëndruar jashtë me marrëveshje në kuadër të Traktatit të Mastrihtit.
Kroacia dhe Bullgaria bëjnë pjesë që nga korriku i vitit 2020 në Mekanizmin Europian të Interesit të Shkëmbimit që siguron stabilitetin monetar në bllok dhe që konsiderohet si paradhoma e hyrjes në monedhën e përbashkët.
Dy qeveritë kanë vendosur t’i bashkohen monedhës së përbashkët, ndonëse në Bullgari ka një debat lidhur me këtë çështje.
Add new comment