Delta, vala e fundit e përmasës pandemike. CoVid-19 drejt një sëmundjeje endemike
Ish- kreu i Administratës amerikane për Ushqimin dhe Barnat, Scott Gottlieb ka deklaruar se CoVid-19 është duke u shndërruar në një sëmundje endemike pas kalimit të fazës kulmore të epidemisë së variantit Delta të Sars-Cov-2.
Ne po kalojmë nga një pandemi në një virus që është më tepër endemik, të paktën këtu në SHBA dhe me gjasë në tregjet perëndimore. Do të vazhdojë të jetë pandemi në shumë pjesë të botës ku nuk kemi shkallë të lartë vaksinimi
është shprehur ai.
Sipas Gottlieb shpërthimet e CoVid-19 do t’i ngjajnë një të ftohti të zakonshëm për nga frekuenca dhe sezonaliteti, çka paralajmëron kështu ndryshim të detyrueshëm të politikave shëndetësore në shkallë ndërkombëtare.
Mendoj se pasi të kemi kaluar valën e Delta-s kjo do të jetë më shumë si një sëmundje endemike me persistencë infektimi gjatë dimrit, por jo në nivelet që shohim tani
ka shtuar ai.
Sipas tij nuk do të ketë rritje të mëdha pas valës së tanishme dhe kalimi drejt fazës endemike po ndihmohet edhe nga vaksnimi. Aktualisht në SHBA, hospitalizimi shkon mesatarisht në 7 ditë, një kohë e shkurtër kjo krahasuar me valët e para. Parashikimi sugjeron se CoVid-19 po instalohet tashmë si pjesë e regjistrit të sëmundjeve infektive vjetore dhe nëse kjo vërtetohet atëherë OBSH-ja dhe vendet pëkatëse duhet të skualifikojnë statusin e pandemisë, që ndonëse konvencional ka pasoja.
Komentet vijnë ndërkohë që edhe në Europë prej disa ditësh po njoftohet ulja e rasteve dhe intensitetit të sëmundjes, manifestimeve të saj të rënda, që në vetvete sugjeron se edhe në planin spitalor parashikimi për krizë nuk është më ai që ishte.
Add new comment