Prodhimi i verës në Francë bie në minimumin historik
Prodhimi i verës në Francë këtë vit pritet të bjerë në minimum, për shkak të ngricave të pranverës.
Franca, prodhuesi i dytë më i madh i verës në botë pas Italisë, pret një rënie të prodhimit në masën 24-30 për qind në 2021, që shënon një nga nivelet më të ulëta historike.
Prodhimi pritet të jetë nën nivelin e vitit 1991 dhe 2017, dy vitet me rekordin më të ulët të dekadave të fundit.
"Tani për tani, duket se rendimenti do të jetë i krahasueshëm me atë të vitit 1977, vit kur vjelja e hardhisë u zvogëlua si nga ngricat shkatërruese, ashtu edhe nga reshjet e verës", citon France 24 Ministrinë franceze të Agrikulturës.
Disa net ngricash në fillim të prillit dëmtuan vreshtat në shkallë të gjerë. Dëme u regjistruan në të gjithë vendin, përfshirë rajonet më të njohura dhe prestigjioze të prodhimit të verës nga Bordo në Burgundy dhe lugina e Rhone në Champagne.
Prodhimi i përgjithshëm, i prekur gjithashtu nga një myku i shkaktuar nga shirat e shumtë të verës, parashikohet të arrijë në mes 32.6 dhe 35.6 milion hektolitër, bënë të ditur autoritetet.
Dëme të ngjashme për shkak të ngricave të prillit pritet të reflektohen edhe në prodhimin e frutave dhe perimeve.
Ministri i Bujqësisë, Julien Denormandie, thotë se kjo mund të jetë katastrofa më e madhe bujqësore e fillimit të shekullit XXI.
Disa shkencëtarë argumentojnë se shkak për ngrica të tilla po bëhet ndryshimi i klimës.
Add new comment