Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se disa të tjerë?
Disa njerëz mund të jenë më “tërheqës” për mushkonjat. Sipas studiuesve, kjo kategori përbëjnë rreth 20% të njerëzve. Nuk ka ende një kurë për këtë, përveç insekticidit, i cili, siç është zbuluar së fundmi, mund ta humbasë efektivitetin me kalimin e kohës, pasi mushkonjat zhvillojnë përgjigje imune.
Megjithatë, shkencëtarët kanë disa ide lidhur me arsyen pse disa prej nesh janë më të prirur ndaj kafshimeve sesa të tjerët. Smithsonian Mag ka bërë një pëmbledhje të tyre.
Grupi i gjakut
Hulumtimet tregojnë se disa grupe gjaku janë “më tërheqëse” se të tjerat. Një studim zbuloi se në një mjedis të kontrolluar, mushkonjat afroheshin te njerëzit me gjak të grupit O gati dy herë më shpesh sesa ata me tipin A. Për më tepër, bazuar në gjenet e tjera, rreth 85 për qind e njerëzve sekretojnë një sinjal kimik përmes lëkurës së tyre që tregon se cilin grup gjaku kanë, ndërsa 15 për qind nuk e bëjnë këtë. Mushkonjat janë më të tërhequra nga sekretuesit sesa josekretuesit, pavarësisht nga lloji i gjakut.
Dioksidi i karbonit
Një nga mënyrat kryesore me të cilat mushkonjat gjejnë objektivat e tyre është duke nuhatur dioksidin e karbonit që leshojnë gjatë frymënxjerrjes. Mushkonjat përdorin një organ të quajtur palcë nofullore për ta bërë këtë, dhe mund të zbulojnë dioksidin e karbonit nga 164 metra larg. Si rezultat, njerëzit që thjesht nxjerrin më shumë dioksid karboni me kalimin e kohës i tërheqin mushkonjat më shumë se të tjerët.
Metabolizmi dhe ushtrimet
Përveç dioksidit të karbonit, mushkonjat i gjejnë viktimat në një distancë më të afërt duke nuhatur acidin laktik, acidin urik, amoniakun dhe substanca të tjera të nxjerra përmes djersës së tyre, dhe gjithashtu tërhiqen nga njerëzit me temperatura më të larta të trupit. Meqenëse stërvitja e fortë rrit akumulimin e acidit laktik dhe nxehtësinë në trupin, ka të ngjarë që na bën më tërheqës për insektet. Ndërkohë, faktorët gjenetikë ndikojnë në sasinë e acidit urik dhe substancave të tjera të emetuara natyrshëm nga secili person, duke i bërë disa njerëz më lehtë pre të mushkonjave sesa të tjerët.
Bakteret e lëkurës
Hulumtime të tjera kanë sugjeruar se llojet dhe vëllimi i veçantë i baktereve që jetojnë natyrshëm në lëkurën e njeriut ndikojnë në tërheqjen tonë ndaj mushkonjave. Në një studim të vitit 2011, shkencëtarët zbuluan se trupat që kishin sasi të mëdha të disa llojeve të baktereve ishin më tërheqës për mushkonjat. Mushkonjat janë veçanërisht të prira për të kafshuar kyçet dhe këmbët tona – vende ku zakonisht ka koloni bakteresh më të fuqishme.
Birra
Vetëm një shishe birrë 12 mund të na bëjë më tërheqës për insektet. Megjithatë nuk ka një shpjegim të saktë deri në fund. Mendohej se kjo ndodhte për shkak se pirja e birrës rrit sasinë e etanolit që sekretohet në djersë, ose sepse rrit temperaturën e trupit, asnjëri prej këtyre faktorëve nuk rezultoi të ketë lidhje me uljen e kafshimeve të mushkonjave.
Shtatzënia
Disa studime kanë konkluduar se gratë shtatzëna tërheqin afërsisht dy herë më shumë pickime mushkonjash se të tjerat, me gjasë si rezultat i bashkimit “fatkeq” të dy faktorëve: Ato nxjerrin rreth 21 për qind më shumë dioksid karboni dhe janë mesatarisht rreth 1.26 gradë Fahrenheit më të ngrohta se të tjerët.
Ngjyra e rrobave
Mund të duket absurde, por mushkonjat përdorin shikimin (së bashku me aromën) për të gjetur njerëzit, kështu që mbajtja e rrobave me ngjyra që bien në sy (e zezë, blu e errët ose e kuqe) mund ta bëjë më të lehtë gjetjen e “viktimës”, sipas James Day, entomolog mjekësor në Universitetin e Floridës.
Gjenet
Në tërësi, faktorët gjenetikë themelorë përcaktojnë në 85% të rasteve sa tërheqës është një njeri për mushkonjat, pavarësisht nëse kjo shprehet përmes grupit të gjakut, metabolizmit ose faktorëve të tjerë.
Comments
Rreshti i trete
Keni shkruar "205" qe ne fakt duhet te jete 20%. Pune tastiere
Add new comment