Beteja më e gjatë me Covid-19
Mund të jetë beteja më e gjatë e një njeriu me Covid-19 ajo e 58-vjeçarit Sean Hunte. Ai ka qëndruar në spital plot 203 ditë, një pjesë të madhe të kohës në ventilim dhe i ka shkuar vdekjes fare pranë tre herë.
Sean Hunte u trajtua në Norwich Hospital, Norfolk, Britani e Madhe dhe gjysmën e shtrimit në spital e kaloi në kujdesin intensiv, raporton BBC. Në janar të këtij viti, ai shkoi në spital për t'u trajtuar për diabet dhe pankreatit, por u infektua me Covid ndërsa ishte në spital.
Gjatë 203 ditëve të qëndrimit në spital, familja e tij u thirr tre herë për t’i dhënë lamtumirën.
Hunte ka kryer shtatë operacione për pankreatit akut. Kjo ia rëndoi shumë gjendjen shëndetësore gjatë përballjes me Covid, megjithatë ai doli nga spitali pak ditë më parë.
Add new comment