"Si e mbrojti CIA Gjukanoviçin nga Serbia"

Postuar në 20 Korrik, 2021 14:04

Ish-ambasadori i SHBA në Malin e Zi, Kroaci dhe Bullgari, William Montgomery, thotë se një ekip i CIA-s ka qenë i vendosur për ca kohë në qytetin kroat Cavtat.

Sipas tij, detyra kryesore e kësaj njësie të CIA-s ishte të mbronte presidentin e atëhershëm dhe aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, nëse presidenti i atëhershëm i RFJ-së, Sllobodan Milosheviç, vendoste ta sulmonte.

Në një intervistë për shërbimin premium të Vecernji List të Zagrebit, të cilës i referohet “Vijesti” e Malit të Zi, Montgomery është shprehur se ka pasur vështirësi për të mbledhur fonde që do të financonin qeverinë e Gjukanoviçit, kështu që u gjet një zgjidhje tjetër: u lejuan kontrabanduesit e duhanit të operojnë përmes Malit të Zi.

Ai gjithashtu tha se të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte, por ata e lejuan atë sepse në atë mënyrë mblidheshin paratë që Gjukanoviç duheshin kundër Millosheviçit.

"Por kur luftërat mbaruan dhe Millosheviçi ra, ndodhi diçka që i ngjan një skene te 'Casablanca'. Italianët thanë: po, këtu po lejohet kontrabanda. Ne duhet të hetojmë. Dhe kështu ata filluan një hetim të madh që përfshinte Gjukanoviçin. Ai e kuptoi që italianët i ishin vënë pas, që britanikët kishin filluar ta merrnin më seriozisht krimin e organizuar etj. Dhe ai bëri një tjetër lëvizje, këtë herë drejt rusëve. Ai dërgoi këshilltarin e tij më të afërt te ambasadori në Rusi, me qëllimin për të tërhequr investimet ruse në Malin e Zi. Dhe ata e bënë një gjë të tillë. Por ai ka një tjetër mundësi dhe u largua nga Rusia për t’u bashkuar me NATO-n", tha ish-ambasadori i SHBA.

"Po, ai i mbijetoi edhe kësaj. Ai vazhdimisht bën hapa të mëdha në të gjitha drejtimet, dhe kjo është e mahnitshme. Kjo është edhe arsyeja pse unë them se ai është politikani më i shkathët dhe më i suksesshëm në rajon", thotë Montgomery.

Gjukanoviç ka mbajtur postin e presidentit të Malit të Zi në vitet 1998-2002 dhe është rizgjedhur për një mandat të dytë në 2018-n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.