PS-ja e shet karpuzin pa provë
Ka disa zona në Shqipëri që shalqinit i thonë karpuz. Dhe kur ta shesin të thonë: e kemi karpuzin me provë.
Kjo puna e provës është një shenjë konsensusi se nuk.mund të shesësh diçka për të cilën askush nuk ia di cilësinë. Përndryshe çfarë po ofron?
Ku ilustrim fare i zakonshëm të vjen ndërmend kur lexon z. Taulant Balla, drejtues i Partisë Socialiste të thotë ndër të tjera se:
Kur ne kemi mbështetur prej ditës së parë reformën në drejtësi ka qenë bindja që institucionet e reja të Reformës në Drejtësi duhet të godasin këdo që shkel ligjin dhe që shpërdoron financat publike… PS nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo person që këtë hesap e ka personal me drejtësinë…PS nuk mund të bëhet pis nga asnjë individ, përgjegjësia është personale. Të gjithë ata që kishin aludime ç’po bën SPAK-u tani të shohin rezultatet
Si vallë na qenka kështu? Po çfarë përgjegjësie mban PS kur listat i bën kryetari me të vetët?
A nuk është PS një familje e madhe e progresit dhe vlerave më të mira? Si vallë nuk arrin kjo familje që të incenerojë mbetje të tilla të cilat i ka përherë me shumicë?
Është e qartë se lidershipit socialist i kanë shteruar argumentet dhe avokatia dhe tani ka kaluar te parimi i përgjegjësiëë individuale të cilin e përdor si marifet. Përgjegjësia ka qenë individuale edhe e Sajmir Tahirit, edhe e Vangjush Dakos, por edhe e Sonila Qatos p.sh.
Pse vallë për ta nuk u aplikua ky parim?
E thjeshtë: Fatos Tushe, apo Rovena Voda janë të sakrifikueshëm, madje të dobishëm në këtë aspekt. Në Shqipëri nuk kemi ardhur ende te peshqit e mëdhenj dhe as te “Cadaveri ecellenti” sepse atëherë do shihnim edhe z. Balla të fliste ndryshe. Ose të mos fliste fare.
s.zaimi
Add new comment