Inteligjenca artificiale “rikthen në jetë” Anthony Bourdain

Postuar në 16 Korrik, 2021 20:03

Jeta e Anthony Bourdain është në qendër të dokumentarit regjisorit Morgan Neville. Bourdain, autor dhe emër i njohur i televizionit amerikan sidomos me dokumentarët mbi kuzhinën dhe udhëtimet, është “rikthyer në jetë” falë inteligjencës artificiale.

Siç raporton “The New Yorker”, Neville përdori inteligjencën artificiale për të rikrijuar zërin e Bourdain për tre citime të ndryshme në dokumentarin e tij, "Roadrunner: A Film About Anthony Bourdain", i cili u shfaq në kinema sot për herë të parë.

Në fakt, “ringjallja” e njerëzve që kanë ndërruar jetë përmes kësaj teknologjie është e debatueshme, sidomos në rastin konkret: një dokumentar që zbardh historinë e jetës së Bourdain që përfundoi me vetëvrasje në vitin 2018.

Zëri i tekstit të dokumentarit gjenerohet në kompjuter, por citimet nuk janë të tilla.

"Unë krijova një model AI të zërit të tij," pranon Neville, duke shtuar se e donte patjetër zërin e Bourdain në dokumentar.

Zëri i regjistruar i Bourdain i shërbeu atij për të krijuar modelin, për të cilin i erdhi në ndihmë një kompani softuerësh.

Përfundimi ishte një zë i simuluar, që nuk kishte asnjë ndryshim me atë të Bourdain.

Lidhur me ngjyrimet e dukshme distopiane dhe implikimet e rikrijimit të zërit të personave të famshëm që kanë ndërruar jetë, Neville nuk duket i shqetësuar - të paktën tani për tani.

"Ndoshta në të ardhmen mund të ketë panele të etikës së dokumentarëve”, thotë ai.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.