Ekstradimi i të burgosurve nga Britania, kryesisht çështje parash
Vrimat e reformës në drejtësi duket do të kthehen në gropa për buxhetin shqiptar. Sot ambasada amerikane doli në media me këshillën e radhës duke na kujtuar se asnjë reformë gjyqësore nuk mund të quhet e plotë pa një reformë të sistemit penitenciar.
E thënë ndryshe: Perëndimi po kërkon rikualifikimin e standardeve të burgjeve në vendin tonë në mënyrë që veprimi i reformës në drejtësi të jetë efektiv.
Ky paralajmërim ka disa aspekte. Atë politik pse ne shohim se reforma është prioritet i ShBA në Shqipëri.
Por ka edhe aspektin financiar të cilin mund ta kuptojmë më mirë te sjellja e britanikëve.
Para disa ditësh u njoftua me ngazëllim përditësimi i marrëveshjes së vitit 2013 mes vendit tonë dhe Britanisë për ekstradimin e të burgosurve shqiptarë. Shkurt: Shqipëria do të thjeshtojë procedurën e pranimit të të burgosurve shqiptarë në Britani.
Të dhënat flasin për 1000 të tillë dhe për aq sa kemi parë, politika publike e Britanisë në Tiranë është përqendruar te çështjet e trafikut dhe të ekstradimit. Nëse i hedh një sy të shpejtë mediave të caktuara në Britani, aty mund të shohësh një version invers të Rrezikut anglo-amerikan për Shqipërinë, pra Rrezikun shqiptar për Britaninë. Shqiptarët janë rrezik për sigurinë e mbretërisë!
Mirëpo nëse kujtojmë se për Londrën në fillim është Paraja mund të kuptohet më mirë kjo sjellje.
Shqiptarët renditen si etnia e parë e të burgosurve të huaj në Angli. Dhe kostoja ditore e një të burgosuri shkon në rreth 240 euro. Pra kemi 240 mijë euro në ditë për shqiptarët. Në një vit qeveria britanike shpenzon diku te 91 milionë euro. Nuk janë pak.
Puna këtu është se zbritja e shifrës andej do të kalojë me ngritje në shifrat buxhetore për Shqipërinë që strehon vetë 2180 të burgosur. Britania dhe ShBA mund të financojnë ndërtimin e burgjeve të rinj, zgjerimin e atyre ekzistues, por kapja e standardeve i mbetet Shqipërisë që nuk dihet sesi do t’i realizojë kur edhe vetë reformën ia financon bota.
Pyetja që shtrohet është: Sa prej aseteve të sekuestruara apo parave të kapura nga trafikantët adresohet për këtë çështje?
Nëse do përdorim logjikën britanike, trafiku i drogës në thelb dënohet si akt i evazionit fiskal përderisa tashmë drogërat e lehta po legalizohen. Ndaj si mundet që këtë dëm të konsumuar gjetkë ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë?
Patjetër që debati është juridik, por ajo që po ndodh është pastrimi i llumit(për eufemizëm) nga vende të caktuara dhe rrasja e tyre – si kosto kuptohet – Shqipërisë. Duke pastruar kështu edhe tregun e drogës nga aktorë që mesa duket janë të padëshiruar. Lojë e vjetër që ka gjetur çirakët në Tiranë. E mbani mend filmin “Scarface”? Kastro hapi burgjet dhe i lëshoi në ShBA. Tani po ndodh e njëjta gjë por në të kundërt.
Në rastin e Britanisë është thjesht çështje finance dhe për ekuilibrimin e situatës së trafikut. Ndryshe si ta kuptosh këtë lloj politike?
s.zaimi
Comments
eshte nje idiotesi me brire
eshte nje idiotesi me brire nga ana e qeverise shqiptare, po nuk ju ve faj se ata per sport jane aty (dhe leke).
shih body language te ketyre te dyveL Priti indianka tek e mahnit koqen shqiptar me kete gjetje qe nuk i kishte rene nder mend ketij kastravecit. ky ka pyetur Ramen qe nuk i bie kurre kalemit, dhe si hajvane kane nenshkruar.
Kjo qeveri ska asnje gje pragmatiste shqiptare. ata krimin e kane bere andej dhe i paste me shendet UK qe ju ka sekuestruar cdo gje kriminale (tu mare dhe kohen e tyre ne burg). Pastaj me kismet ... se u dhjeme ne me UK .
shtete me pak me shume tru nuk bejne marveshje te tilla idiote. po nejse tashti pas brexit i duhet te zbraze xhepat UK nga shqiptaret.
Add new comment