Von der Leyen: Masakra në kampin e Fossolit, mëkat në historinë e vendit tim

Postuar në 11 Korrik, 2021 15:22

"Ishte një ushtar gjerman ai, i cili urdhëroi që prindërit dhe gjyshërit tuaj të vriteshin. Ishte një mëkat i madh në historinë e vendit tim".

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit të BE, iu drejtua në këtë mënyrë pasardhësve të 67 të burgosurve politikë që u vranë 77 vjet më parë nga skuadrat SS në kampin e Fossolit, afër Carpi, në Emilia Romagna, Itali. "Rezistenca e tyre - shtoi ai - ndihmoi në shpëtimin e Italisë dhe të gjithë Evropës. Përfshirë vendin tim, Gjermaninë".

Von der Leyen mori pjesë së bashku me Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli, në vizitën e parë zyrtare në Itali, në përkujtimin e masakrës së Cibenos, të 12 korrikut 1944. Midis të pranishmëve ishte ish-presidenti i Komisionit të BE, Romano Prodi.

"Rezistenca na ka ktheu përsëri lirinë, si italianëve edhe gjermanëve. Unë e di që për lirinë time u detyrohem njerëzve si prindërit dhe gjyshërit tuaj. Sot dua të nderoj kujtimin e të gjithë atyre që luftuan për çlirimin tonë. Falë sakrificës së tyre lindi një Evropë paqësore dhe demokratike", tha Von der Leyen.

Kampi Fossoli ishte një kamp internimi i krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nisi si kamp i robërve të luftës në 1942, për t'u shndërruar më vonë në një kamp hebre e më pas një qendër grumbullimi punëtorësh për Gjermaninë dhe, më në fund, një kamp refugjatësh, para se të mbyllej në 1970.

Vlerësohet se 2.844 hebrenj kaluan nëpër këtë kamp, 2.802 prej të cilëve më pas u dëbuan.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.