Rama përjashton Fatos Tushen nga PS: Të tjerët t’i vënë gishtin kokës

Postuar në 09 Korrik, 2021 13:07

I vënë nën akuzë pak ditë më parë për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Lushnjes është përjashtuar sot nga Partia Socialiste. Kreu i kësaj të fundit mblodhi sot kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të dy viteve më parë, për t’i paralajmëruar se partia nuk do të shërbejë si zyrë avokatie. Duke theksuar fillimisht se korrupsioni, ryshfeti dhe bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, Rama i paralajmëroi se nuk do të ketë mbrojtje për këdo që bie pre e tij.

PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve të akuzuar nga drejtësia por është fuqia e votuar nga populli I saj. Korrupsioni, ryshfeti, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, janë e zeza, errësira llumi me të cilin duhet dhe do të përballemi për të vazhduar të reformojmë Shqipërinë. Të refuzojmë çdo lloj mbrojtjeje për këdo që bie pre e tyre të udhëheqim popullin drejt majës. Kryebashkiaku I Lushnjes do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga PS. Masat do të rishikohen vetëm nëse do të dalë i pafajshëm.

Sa i takon rastit të Tushes, për të cilin dje gjykata caktoi arrest me burg deri në përfundim të hetimeve, Rama tha se duhet t’u shërbejë të tjerëve si mësim, pasi mandati i tretë kërkon 3-fish investim.

Nuk nisemi nëse ai është fajtor, por i marrim këto masa për të dhënë një mesazh shumë të qartë për ata që paguhen. Arsyeja pse ju thirra është se pa përjashtim, t’i vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë, seriozitet të trefishtë, një vetëdijesim të trefishtë për trefishimin e nivelit të performancës.

 

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

Gallata modhe. Teatri kombetar qenka prishur per te mos aktruar Gjigandi ne skenen e tij.Zyra eshte shume me komode.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.