Besniku i Khameneit zgjidhet president i Iranit
Gjykatësi konservator, Ebrahim Raisi, pritet të jetë presidenti i ri i Iranit. Kandidati me numrin më të madh të votave, Raisi mori përgëzime nga rivalët disa orë para se të shpalleshin rezultatet paraprake.
Siç raporton Press TV në Iran, Ministria e Brendshme e Iranit e sinjalizoi fitoren e Raisit mëngjesin e sotëm.
Sipas shifrave zyrtare, 28.6 milionë iranianë morën pjesë në zgjedhje. Me rreth 90% të votave të numëruara, Raisi ka mbi 17.8 milion vota. Pjesa tjetër e votave u ndanë midis tre kandidatëve të tjerë. Kandidati i dytë me më shumë vota është Mohsen Rezaei, me 3.3 milionë vota.
Kleriku mysliman e bëri fushatën e tij nën sloganin "Administratë popullore, Iran i fortë" dhe premtoi të trajtojë korrupsionin qeveritar. Programi i tij parashikon masa për të luftuar varfërinë, për të krijuar vende pune dhe për të kontrolluar inflacionin.
Aleat i ngushtë i liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, Raisi mund t’i komplikojë më tej marrëdhëniet e tensionuara midis Teheranit dhe Uashingtonit gjatë mandatit të tij katërvjeçar. Aktualisht kryeprokuror I Iranit, ai u bë subjekt i sanksioneve amerikane në 2019, për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në ekzekutimin e të burgosurve politikë në vitet 1980, si dhe goditjeve të trazirave civile në fund të viteve 2000.
Kush është Ebrahim Raisi?
Raisi, 60 vjeç, është kreu i gjyqësorit të Iranit, një nga pozicionet më të fuqishme në qeveri. Ai garoi në zgjedhjet e fundit presidenciale të Iranit në 2017 dhe humbi përballë Presidentit Hassan Rouhani, i cili siguroi një mandat të dytë katër-vjeçar.
Njësoj si Khamenei, Raisi ka lindur në qytetin Mashhad në Iranin verilindor. Ai është një klerik ultrakonservator, megjithëse nuk mban statusin e ajatollahut, grada më të lartë për klerikët shiitë.
Për shumë iranianë, figura e Raisit asociohet me një seri të përgjakshme gjyqesh dhe ekzekutimesh politike në vitin 1988 në kohën e përfundimit të luftës Iran-Irak. Në atë kohë, Raisi ishte gjyqtar në gjykatën revolucionare të Teheranit, e cila mori pushtetin në revolucionin e vitit 1979.
Vitet e fundit, Khamenei e ka emëruar Raisin në pozicione që e kanë forcuar pozitën e tij në pushtetin të Iranit.
Add new comment