Po i drejtohemi një pike të moskthimit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar vendet e pasura se po humbasin atë që ai e quajti një “mundësi të pafalshme” për të adresuar krizën klimaterike. Guterres ka folur për “The Guardian” pak para takimit të samitit të G7 duke theksuar se megjithë pandeminë e CoVid-19, vendet e pasura kanë investuar miliarda dollarë më shumë në industrinë e hidrokarbureve sesa në energjinë e pastër, shenjë kjo e qartë për drejtimin e botës.
Jam më shumë se i zhgënjyer, jam i shqetësuar për pasjat. Ne duhet të sigurojmë që do të kthejmë rrugën e prirjeve, jo të vazhdojmë të ruajmë prirjet e deritanishme. Është e qartë se ne po i drejtohemi një pike të moskthimit
ka thënë ai.
Paralajmërimi vjen ndërkohë që presioni nga bota akademike dhe jo vetëm për ristrukturimin e burimeve të energjisë në botë sa vjen e bëhet më i madh. Studime të fundit tregojnë se vendet e G7 kanë akorduar 189 miliardë dollarë për industrinë e naftës, qymyrit dhe gazit, duke financuar edhe sektorët e aviacionit dhe automobilizmit, kjo vetëm që nga nisja e pandemisë. Kjo shifër qëndron me 40 miliardë dollarë më shumë sesa investiemt në energjinë e rinovueshme.
Add new comment