guterres

Guterres: T’i japim fund luftës me natyrën!

Postuar në 10 Shtator, 2022 09:21

Ndryshimet klimatike janë shkaku i përmbytjeve në Pakistan, nga të cilat vdiqën 1400 njerëz dhe u prek një sipërfaqe sa Britania e Madhe. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka reaguar duke shkruar se vendet në zhvillim po paguajnë një çmim të tmerrshëm për shkak të strukturës ekonomike të botës që bazohet mbi hidrokarburet. 

Nga Islamabadi po lëshoj një apel botëror: Të ndalet çmenduria! Investoni në energjinë e rinovueshme tani. Jepini fund luftës me natyrën! 

Nuk do të ketë OKB nëse shpërthen lufta bërthamore

Postuar në 08 Gusht, 2022 15:57

Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk do të jetë në gjendje të përgjigje në ndonjë formë të një konflikti potencial bërthamor.

Besoj se nëse do të përdoren armët bërthamore me gjasë nuk do të ketë më OKB të aftë të reagojë më

është shprehur sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antionio Guterres në një deklaratë për media në Tokio.

Po i drejtohemi një pike të moskthimit

Postuar në 12 Qershor, 2021 11:52

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar vendet e pasura se po humbasin atë që ai e quajti një “mundësi të pafalshme” për të adresuar krizën klimaterike. Guterres ka folur për “The Guardian” pak para takimit të samitit të G7 duke theksuar se megjithë pandeminë e CoVid-19, vendet e pasura kanë investuar miliarda dollarë më shumë në industrinë e hidrokarbureve sesa në energjinë e pastër, shenjë kjo e qartë për drejtimin e botës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për shpalljen e Gjendjes së Emergjencës Klimaterike

Postuar në 12 Dhjetor, 2020 20:13

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar sot nga qeveritë që të shpallin gjendjen e emergjencës klimaterike. Duke folur gjatë një samit virtual, pesë vjet nga marrëveshje e Parisit për klimën, Guterres ka tërhequr vëmendjen se nëse njerëzimi nuk ndryshon kurs, atëherë në fund të shekullit ai do të përballet me një katastrofë globale të rritjes me 3 gradë Celcius të temperaturave.

Frikë për rrjedhje radioaktive në Paqësor nga varreza bërthamore e Luftës së Ftohtë

Postuar në 16 Maj, 2019 14:23

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka ngritur publikisht shqetësimin për një rrjedhje radioaktive në Paqësor. Duke folur me student në Fixhi, Guterres ka sqaruar se rrjedhja po del nga një mburojë betoni e ndërtuar në vitet e Luftës së Ftohtë për të mbledhur mbetjet e testeve të bombave bërthamore. Mburoja ndodhet në unazën koralore Enewetak në ishujt Marshall dhe konsiston në një lloj varreze bërthamore.

Paqësori siç e dimë u viktimizua në të shkuarën

SHBA heq dorë nga likujdimi i Assad: "Fati i tij në dorë të Rusisë'

Postuar në 03 Korrik, 2017 14:18

Uashingtoni duket se është dorëzuar në Siri. Të paktën sa I përket presidentit Assad, administrata e Donald Trump nuk ka më qëndrimet e pararendëses së saj duke pranuar se për të vendos Rusia. Revista “Foreign Policy” shkruan sot për një bisedë private mes sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, zhvilluar në Departamentin e Shtetit javën e shkuar, në të cilën Tillerson ka pranuar se fati i Assad është në duart e Rusisë.

Subscribe to RSS - guterres