Si mund të udhëtosh pa pasaportë vaksinimi?
Pas vendimit të Hungarisë për të njohur pasaportën e vaksinimit që lëshon Shqipëria, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, sqaron se si mund të udhëtohet në shtetet e tjera që nuk njohin vaksinat kineze dhe ruse.
"Ka vënë disa kushte, që janë ose prova e certifikatës së vaksinimit që mund të merret në e-Albania, ose tamponi 71 orë para udhëtimit, ose dokumenti që është kaluar Covid-19 dhe qytetari ka anti-trupa.
Kjo ishte një kërkesë që e bëri qeveria hungareze, sepse nuk po e bëjnë vetëm me Shqipërinë, por po e bëjnë me shumë vende", u shpreh Rakacolli.
Për MCN, Rakacolli thotë se Shqipëria është klasifikuar në nivelin më të ulët të rrezikshmërisë në rajon.
Add new comment