Një vit pandemi - sfida e mjekëve në Sanatoriumin e Tiranës
Spitali “Shefqet Ndroqi” është kthyer tashmë në një gjendje normale, me vetëm 28 pacientë, por gjatë një viti pandemie, më qindra të infektuar luftuan me vdekjen. Drejtori i këtij spitali Perlat Kapisyzi në një rrëfim ekskluziv për MCN tregon momentet e vështira me të cilat u desh të përballej stafi mjekësor përballë një sëmundje të panjohur.
“Në 28 mars ku për herë të parë në Shqipëri u krye interventi i parë i pacientit me Covid. Kolegët kirurgë dhe reanimatorë, menjëherë ju përgjigjen urgjencës dhe kryen me sukses interventin e parë të një pacienti me apendesit akut. Sistemi triazhimit konsiston diferencimin e ndihmës së dhënë pacientëve sipas gravitetit të sëmundjes. Ky sistem është aplikuar në rastet kur ka mbingarkesë në spital. Por sistemi i triazhimit bëhet kush është më rëndë të hyjë i pari”, tha Kapisyzi
Add new comment