Banka Europiane e Investimeve financon gazsjellësin ndërlidhës Bullgari-Serbi
Serbia synon të bëhet lider në rajon për shpërndarjen e gazit. Një marrëveshje financiare që firmoset sot me Bankën Evropiane të Investimeve, do t’i hapë rrugën ndërtimit të linjës së gazit Nish - Dimitrovgrad - Bullgari.
Projekti pritet të ketë përfunduar në mes të vitit 2023.
Ky gazsjellës do të mundësojë që gazi të hyjë në Serbi edhe nga drejtime të tjera, duke përmirësuar kështu sigurinë e furnizimit.
Gazsjellësi është i gjatë 170 kilometra, nga të cilët gati 109 kilometra janë në territorin e Serbisë, në shtrirje nga Nishi në Dimitrovgrad. Seksioni bullgar shkon në Sofje. Plani është të tubacioni të lidhet me të gjitha sistemet fqinje të tubacioneve të gazit, të cilat do t'i siguronin Serbisë një pozicion udhëheqës në tregun rajonal, duke gjeneruar të ardhura më të larta nga tarifat e tranzitit.
Add new comment