Marksi në kontekstin hebraik*

Postuar në 18 Maj, 2021 02:56

Akademiku izraelit Shlomo Avineri, ka publikuar së fundmi një libër biografik për filozofin e mirënjohur, Karl Marks. Titulli, i qartë: Karl Marks: Filozofia dhe Revolucioni.

Interesi në këtë libër është mbi aspektet biografike, ndikimin e hebraizmit në ngjizjen e mendimit marksist, sqarimin e disa elementëve në popullarizimin, keqintepretimin apo keqcitimin e Marksit si autor dhe në fund lidhje me Judaizmin. Marksi p.sh ka patur miqësi me historianin e njohur hebre, Heinreich Graetz, çka ndonëse nuk solli ndonjë implikim në shkrimet filozofit mbi fenë, hebraizmin etj., tregon megjithatë për vetëdijen e tij rreth origjinës.

 Avineri sqaron në një intervistëb për “Forward” se në përgjithësi njerëzit priren të thjeshtojnë tekset, ndalojnë te frazat lapidare, dhe injorojnë faktin se në ndërtimin e një mendimtari ndikojnë shumë faktorë që kalojnë shpesh sit ë padukshëm. Një lexim dhe rilexim i Marksit, qoftë edhe në aspektin biografik, ka rëndësinë e vet në Shqipëri, një vend që e pati Marksin dhe Marksizmin ikonë dhe ideologji zyrtare, por nuk pati deri më tani një marksist në formim solid.

***

Ju shkruani se fillimisht kishit dyshime për të rishikuar Marksin në të shkuarën dhe se me vetëdije shmangnit të shkruanit disa pjesë të origjinës së tij hebraike. Çfarë ju bëri të riktheheni në shkrimin këtë libër në kuadër të serisë Jetë Hebrejsh?

Studimet e mia të hershme të Marksit merren kryesisht mefilozofinë e tij, jo me biografinë personale. Ndaj, çështja hebreje nuk shfaqej. Marksi padyshim që nuk është një mendimtar hebre por sfondi i rajonit ku ai u lind dhe u rrit si dhe rrethanat hebraike të familjes së tij, historia shumë e ndërlikuar e konvertimit të babait të tij në kristianizëm pas vitit 1815, ishin çështje që mendoja se duheshin parë me më shumë kujdes.

Sa mirë njihet kjo pjesë e jetës së tij?

Kjo ishte diçka që dihej mirë. Nga Marksi kjo pjesë shfaqet me esenë e tij shumë të dëgjuar “Mbi çështjen çifute” që është me të vërtetë një nga publikimet e tij të pra të mëdha. Në të, ai thotë disa gjëra të tmerrshme për Judaizmin; nga ana tjetër ai argumenton për barazinë e të drejtave për hebrejtë.

Ky libër davarit disa mite për filozofinë e Marksit. Ku mendoni se gabohet më shumë për idetë e tij?

Në shumë raste, pozicionet që i atribuohen Marksit nuk janë të tijat, por zakonisht të Friedrich Engels – mik dhe bashkëpunëtor i Marksit – shrkuar shumë apo disa vjet pas vdekjes së Marksit. Është e qartë se shumë njerëz nuk i kanë lexuar kurrë shkrimet e Marksit po kanë lexuar introduktat e Engelsit  që ishin shumë më koncize dhe zakonisht shumë të njëanshme – ato nuk arrinin dot kompleksitetin e traditës filozofike humaniste të Marksit. Engelsi është mendimtar shumë i thjeshtë, determinist materialist, ndërkohë që Marski është një mendimtar dialektik.

Pa Engelsin – që shkroi për dhe vinte nga një mjedis insdustrial – Marksi nuk do të kishte njohuritë për kushtet e punëtorëve në fabrika. Dhe Marksi u angazhua në një nivel më të lartë intelektual.

Marksi ia detyron popullaritetin dhe rolin e tij në lëvizjen socialiste e më vonë atë komuniste, deklaratëve shumë të përmbledhura, të shkurtra dhe të thjeshta që i atribuohen atij nga Engelsi. Njerëzit citojnë e citojnë se Marksi ka thënë se “është realiteti që përcakton ndërgjegjen”. Marksi ka thënë se “realiteti social përcakton ndërgjegjen”, që është diçka shumë e ndryshme. Është një deklaratë shumë e rëndësishme në sugjerimin e lidhjes me mënyrë në të cilën njerëzit jetojnë dhe mënyrës me të cilën ata shohin jetën e tyre dhe mendojnë për të.

Në këtë libër ndaleni në disa prej shkrimeve më të errëta të Marksit. Si ndihmojnë këto shkrime në rishikimin prej nesh të mendimit të Marksit dhe mënyrës sesi ai është kuptuar në botë?

Zakonisht, pavarësisht se cili është pozicioni ynë, njerëzit që i referohen Marksit – dhe kjo përfshin edhe mua – i shohin shkrimet e tij si kanone. Ajo çfarë duhet parë është se Marksi ishte padyshim një mendimtar revolucionar; ai padyshim që jetonte në periferinë e shoqërisë borgjeze si një prej kritikëve të saj. Por ai kurrë nuk e pa veten se po sugjeronte një teori të përgkjithshme të zhvillimit njerëzor.

Marksi ishte përherë shumë skeptik për shanset e revolucionit në Rusi. Ai nuk e promovoi kurrë një ide të tillë, nuk tha kurrë se ishte e pamundur, por kishte dyshime shumë të thella; (kishte një) tendosje të fortë autoritarizmi në shoqërinë ruse. Mendoj se duke parë atë që ndodhi në Bashkimin Sovjetik dhe në Rusinë e sotshme, Marksi kishte të drejtë në skepticizmin e tij.

Në libër ju merrni në vështrim edhe njohjen e Marksit me historianin e madh hebre, Heinreich Graetz. Çfarë na thotë marrëdhënia mes këtyre dy llojeve shumë të ndryshëm hebrejsh?

Graetz e dinte se Marksi ishte një kritik revolucionar i shoqërisë borgjeze dhe Graetz ishte një person shumë konservativ. Dhe Marks e dinte se Graetz ishte një historian hebre që shkruajti të parë histori klasike të popullit hebre në kohët modern. Fakti se ata patën interes për njëri – tjetrin na thotë diçka rretha asaj që i ndante, që është po ashtu edhe ajo që i bashkonte.

Njohuria e Marksit mbi Judaizmin ishte qartazi minimale, por ai kishte patur kontakte domethënëse me hebrej të tjerë të kohës së vet.

Marksi u rrit në një qytet të vogël, Trier, ku gjyshi i tij dhe më vonë, xhaxhai, ishin rabinë lokalë. Çdo mëngjes kur Karli i vogël shkonte në shkollë, ai kalonte nga sinagoga. Arsyeja pse xhaxhai i tij ishte një rabin, kurse babai është nominalisht një avokat kristian duhet t’i ketë qenë shpjeguar atij.

E lidh këtë me traumën që ishte unike për hebrejtë e Rinit: pasi jetuan për thuajse 20 vjet, një brez, si qytetarë të barabartë, më pas iu mohua qytetaria e barabartë. Janë dy përvoja shumë të ndryshme. Lë një shenjë kjo gjë dhe kjo shtyu një numër intelektualësh të rinj hebrej, apo njerëz me origjinë hebreje si Marksi, drejt një pozocioni shumë radikal, vis a vis shoqërisë që de-emancipoi familjet e tyre. Ky është një mjedis shumë i fuqishëm për mendimin radikal. Siç do thoshte Marksi, realiteti social përkufizon ndërgjegjen.

Duket e mundshme që sot të ketë të afërm të Marks që janë ende hebrej.

Po, dhe ne e dimë se Marksi mbajti lidhje me këtë anë të familjes, sikurse me anëtarët e tjerë të familjes që u konvertuan. Në një letër drejtuar një kushëriri hollandez, familja e të cilit ishte po ashtu konvertuar, ai njëherë iu referua (kryeministrit britanik Benjamin) Disraeli, për të cilin kishte admirim të madh, në gjermanisht si Stammgenosse, që ka kuptimin “dikush që i përket fisit tonë”. Cilit fis i referohej Marksi? Fisit hebre, apo fisit të hebrejve që ishin konvertuar?

Ka përherë një shkallë vetëdijeje për sfondin hebre, që nuk e bën Marksin një mendimtar hebre – ai nuk është i tillë – por ajo vetëdije është aty përherë. Që duket te vajza e tij, Eleanor, që ishte shumë aktive në lëvizje punëtore britanike në East End dhe në Londër. Shumë nga klasa punëtore aty ishin imigrantë hebrej të ardhur nga Europa Lindore. Ajo mësoi Jidish, fliste me krenari për origjinën hebreje të babait të vet. Këto çështje ishin të pranishme.

*Përkthimi dhe titulli: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.