Një shkrim, dy tituj. Zbulohet mbështetja ndërkombëtare për PD-në

Partia Demokratike duket se e ka ndarë mendjen. Ajo ka krijuar një betejë dhe do ta çojë deri në fund: zgjedhjet janë manipuluar, apo blerë dhe misioni i saj është ta zbërthejë skemën. Si çdo betejë epike dhe parimore, kërkohet mbështetje ndërkombëtare. Dhe atë PD-ja e ka gjetur te Zëri i Amerikës. Një shkrim të kësaj medieje, titulluar: Shqipëri: Vazhdojnë polemikat mbi rezultatet e zgjedhjeve, gazeta zyrtare e PD-së, “Rilindja Demokratike” e riboton të plotë me titullin e personalizuar: Zëri i Amerikës: Basha, i vendosur për të mos njohur masakrën zgjedhore!
A nuk është kjo mbështetje ndërkombëtare për këtë kauzë kaq fisnike? Patjetër që po. Të shpresojmë vetëm në zbarkimin aleat dhe zgjedhjet e lira e të ndershme që një ditë patjetër do të trokasin në këto anë.
Add new comment