Quiz opozitar: Sa herë kalon miu nën mustaqe?

Postuar në 09 Maj, 2021 17:16

Një prej përfaqësuesve të PD-së që herë pas here nënkuptohet se pretendon(te) detyrën e ministrit të Financave, Jorida Tabaku, ka shkruar sot se shumica në pushtet ka përdorur 120 milionë euro nga paratë e buxhetit të shtetit për të blerë votën në zgjedhjet e 25 prillit. Ndër të tjera, zonja në fjalë sqaron sesi janë akorduar këto para:

Rama-Doshi – Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve…Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza, janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale

Nuk dihet kush ia ka shkruar zonjës tesktin e shkurtër, por ai vuan nga shumë probleme. P.sh z. Rama formalisht nuk mban përgjegjësi se çfarë bën Tom Doshi dhe Aqif Rakipi si kryetarë partish. Këta të dy e shumta mund të jenë subjekt hetimi penal, apo objekt kallëzimi siç ka bërë PD-ja.

Nga ana tjetër, kalimi i 120 milionë eurove në adresim të qartë elektoral, kërkon një skemë të mirëkonceptuar të konvertimit të pagesës në votë, në kushtet kur nuk ka një rast të filmimit apo fotografimit të votës. Përndryshe po flasim në hava. Një qeveri që ka dispozitiv financiar prej 120 milionë eurosh nuk ka arsye pse të kërkojë ndihmën e grupeve të mirëstrukturuara kriminale, sidomos pas akuzave dhe çështjeve që u hapën pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Formalisht fraza “blerje e vullnetit të votuesve” nuk ka kuptim, pasi paraja e tjetërson vullnetin që mund të ketë qenë edhe një votë për PD-në. Akuza e ngritur nga zonja kërkon arsyetim dhe ajo duhet së pari të bindë vetë demokratët që në fakt e votuan partinë e tyre. Kjo edhe sepse sa më shumë kalon koha, aq më shumë po bindet kushdo se lidershipi i PD-së, ku bën pjesë edhe zonja Tabaku, aktiviteti i së cilës janë vetëm disa statuse në rrjetet sociale, është i dështuar. Ai nuk frymëzon, ai pret radhën, ai ndoqi politikë me parimin statistikor: pas mandatit të dytë ka patjetër rotacion.

Kush nuk e beson këtë ose i është dorëzuar urrejtjes për Edi Ramën, që e meriton atë të jetë e ftohtë dhe e strukturuar në veprim politik, ose nuk do të pranojë atë që ka ndodhur, ose nuk kupton çfarë ka ndodhur. Ndiqeni se çfarë thoshte Lulzim Basha pasi humbi zgjedhjet e vitit 2017 për të kuptuar përsëritjen e tezës së viktimës së manipulimit elektoral.

Në fund të fundit, edhe fjala e urtë thotë se miu njëherë kalon nën mustaqe, por këtu jemi para faktit se ose nuk ka mustaqellinj te PD-ja, ose miu po livadhis.

s.zaimi

Comments

Submitted by t (not verified) on

Keto arsyetime jane si pordhi gomari nderë te hanit

Submitted by shef (not verified) on

“blerje e vullnetit të votuesve” - what does that even mean?! qofte ky ne shkalle industriale apo primitive.
(faleminderit redaksise per sqarimin e shprehjes NE SHKALLE IINDUSTRIALE qe i bie ketu me shifra te jete nje industri 120 milioneshe).

ore ata the PD po ecin mbi akull shume te holle (dhe do qorrollepsen pa diskutim), se keto lloj krimesh jane si puna e krimeve kibernetike, shume ralle zgjidhen ose me vet-konfesim ose kur ja bejne MUUUUUUU me lopen ngjitur. e nga keto ata nuk kane asnje gje. kjo se pas fitores se PS ky faktor tashme vepron shume fort ne feedback, mbi cdo gje tjeter. po se mos ka ndonje me llogjike ne PD, te gjithe yrja-byrja jane aty. aq me shume qe humbja i ka bere emocionale dhe mund te shohesh perdite qyfyre te pa-parapara e degjosh mufka te padegjuara.

Sa demokrate votuan Trump, e republikane votuan Biden ne te vertete ? .... s'ka njeri ta mare vesh. Aq me shume ketu ku voten e numeron kompiuteri dhe gabimi eshte i paimagjinueshem, dhe vota eshte plotesisht anonime.
Une e kuptoj qe PD tashti kane nisur me teorine integrale ku i fut nje shumatore duke i mare te mirqena gjerat qe dhe ato me shume i marin me mend, e tentojne te llogarising limite kur n-> infinitit.

o zot ku i kane mbledhur gjithe budallet (dhe te ndergjeqshem) ne ate vend. dhe tek degjoja nje budall tjeter ne TV tek theshte qe gjerat me te mira qe i ndodhen njerezimit ishin Perandoria Romake dhe SHBA, mu kujtua Einstein (studiues i universit, qe me matematike elegante sintetizoi ekzistencen tone ne nje shkalle te gjere) qe ka thene:
Budallalleku njerezor dhe universi nuk kane fund, bile per kete te fundit nuk jam dhe shume i sigurt. mire e tha ... dhe te kuptohemi per kete te fundit kishte kompetence. te tjerat lerjani pafundesise dhe infinitit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.