“Jemi gati të ndryshojmë mënyrën si e drejtojmë Facebook-un. Thjesht na thoni si ta bëjmë”
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, do të jetë sërish të enjten në Kongres, në një seancë dëgjimore mbi rolin e medias sociale në shpërndarjen e informacionit të pasaktë.
“Jemi gati të ndryshojmë mënyrën si e drejtojmë Facebook-un. Thjesht na tregoni si ta bëjmë”, pritet të jetë thelbi i deklaratës së Zuckerberg.
Facebook, i rritur në mënyrë progresive përgjatë viteve të fundit, është kthyer në një kompani jashtëzakonisht fitimprurëse. Ai gjeneroi 84 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar dhe aktualisht vlen më shumë se 800 miliardë dollarë.
Aktualisht, Facebook është në një pozitë ku të gjithë në Uashington dëshirojnë t’i ndryshojnë diçka, megjithëse saktësisht se çfarë varet nga pjesë e spektrit politik po secili pozicionohet. Republikanët kërkojnë që Facebook t’u premtojë heqjen e censurimit, megjithëse nuk ka ndonjë provë që po ndodh në të vërtetë; demokratët duan që Facebook të premtojë se nuk do të destabilizojë demokracinë.
Në këtë pikë, Zuckerberg ka bërë një kthesë në kërkesën e tij standarde për një rregullore të re: Ai po i thotë Kongresit që duhet të detyrojë Facebook - dhe të gjithë ata që drejtojnë një platformë në internet - "të provojnë se kanë sisteme të ngritura për identifikimin e përmbajtjes së paligjshme dhe për heqjen e saj".
Jo domosdoshmërisht Facebook do të duhej t’i gjente të gjitha dhe të fshinte gjjithçka – rrjeti social është jashtëzakonisht i madh! Por ai do të duhet të provojë se ka shpenzuar shumë kohë dhe para në përpjekjen për ta bërë këtë.
Nga ana tjetër, thotë Zuckerberg, Facebook dhe kushdo tjetër që është subjekt i rregullimit, do të jetë i mbrojtur nga Seksioni 230, një pjesë themelore e ligjit që lejon platformat në internet të mbajnë përmbajtje të ngarkuar nga përdoruesit pa marrë përgjegjësi për atë përmbajtje.
Nga njëra anë, kjo duket si një propozim mjaft i drejtpërdrejtë. Facebook dhe platforma të tjera të mëdha si YouTube dhe Tëitter tashmë kanë sisteme që i lejojnë ata të monitorojnë shkeljet e të drejtës së autorit në pronën e tyre. Pse nuk duhet të kenë sisteme që bëjnë të njëjtën gjë për "përmbajtjen e paligjshme"?
Nga ana tjetër, kjo nuk është aspak e drejtpërdrejtë. Është pak a shumë e qartë kur diçka e shkel të drejtën e autorit. Por nuk do të jetë aspak e qartë se çfarë lloj përmbajtjeje është "e paligjshme" - dhe duke pritur në Kongres, i cili nuk arrin asnjë lloj marrëveshje dy-partiake për asgjë, për të vendosur saktësisht se çfarë duhet të lejojë Facebook në pronat e tij, do t’i duhet të presë shumë kohë për të dëgjuar se cilat janë ato udhëzime.
Kjo i vjen për shtat Facebook-ut, nëse besojmë se gjiganti thjesht dëshiron të duket sikur ka vullnetin të punojë me Kongresin dhe shpreson që i gjithë vrulli për të rregulluar këtë hapësirë relativisht të re të zhduket një ditë. Një këndvështrim i ndryshëm, por po aq realpolitik. Shifrat e Facebook do të jenë një lloj reforme e Seksionit 230 dhe duke shtruar një rrugë që e sheh të pranueshme, do të ketë më shumë shanse për të arritur atë rezultat kur bëhet fjalë për negociata me ligjvënësit dhe stafin e tyre.
Kritikët gjithashtu do të vënë në dukje se krijimi i këtyre rregullave dhe sistemeve nuk është problem aq i madh për Facebook sa do të jetë për kompanitë më të vogla të platformave të internetit. (Mos harroni se Uashingtoni vuri një gjobë prej 5 miliardë dollarësh dhe lëshoi një seri të udhëzimesh të privatësisë në Facebook dy vjet më parë, dhe Facebook vijoi në të njëjtën rrugë sepse për të 5 miliardë dollarë nuk janë shumë). Duke qenë se kjo nuk është kritikë e re, kompania e ka gati përgjigjen: Dikush - jo Facebook, sigurisht - duhet të kuptojë "përkufizimet e një sistemi adekuat", i cili "mund të jetë proporcional me madhësinë e platformës".
Le të jemi të qartë: Facebook nuk dëshiron që qeveria t'i thotë se çfarë të bëjë. Kompania e ndërpreu më kënaqësi marrëveshjen për të paguar Neës Corp të Rupert Murdoch për përdorimin e përmbajtjes së saj në Amerikë. Në Australi, Facebook “tregoi dhëmbët” kur u detyrua të bënte të njëjtën gjë nga rregullatorët atje. Por ajo që Facebook dëshiron janë disa korniza ligjore dhe një premtim që nëse u përmbahet atyre, mund të vijojë biznesin e tij shumë fitimprurës. T’i kërkosh Kongresit të bëjë të tilla - edhe nëse, ose veçanërisht nëse, duhet një kohë shumë e gjatë – për të është një çmim shumë i vogël për t'u paguar.
Add new comment