Komisioneri i BE-së, francezi Breton: Arrijmë imunitetin e tufës si kontinent para 14 korrikut. Nuk na duhet Sputnik V

Postuar në 22 Mars, 2021 14:08

Bashkimi Europian nuk ka nevojë për vaksinën ruse, anti-CoVid-19, Sputnik V. Këtë ka dekalruar Komisioneri për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, që drejton task forcën europiane për vaksinën.

Ne nuk kemi fare nevojë ëpr Sputnik V. Sot ne kemi kapacitetin për të dorëzuar 300 – 350 milionë doza deri në fund të qershorit, ndaj edhe para 14 korrikut ne kemi mundësinë që të arrijmë imunitetin të gjerë në kontinent

ka thënë ai.

Agjencia “Reuters” ka vënë në dukje se data e referuar nga Breton përkon me Ditën Kombëtare të Francës, duke lënë të kuptohet se Europa, burokratët e saj nuk shkëputen dot nga premisat nacionale dhe nga loja politike me vaksinën.

Nuk mund të mos bëjë përshtypje fakti se Breton flet vetëm për BE-në në kuptim strikt politik, duke lënë jashtë vëmedjes rajonetë tjera europiane si Ballkani Perëndimor që duhet të menaxhojë një situatë të vështrië tregu. Në këtë kuptim është e paqartë se përse qeveria shqiptare duhet të vazhdojë të mbajë si bazë ligjore për negociimin e blerjes së vaksinave certifikimin nga EMA, ku po duket hapur se për vaksinën ka një politikë që po dëmton më shumë se po ndihmon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.