Nuk është hera e parë që "vidhet" një seli partie
Këto dy ditë Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes në selinë e FRD-së, të cilën Bashkia e Tiranës ka kërkuar të lirohet. Presidenti u filmua duke u përplasur verbalisht dhe fizikisht me punonjës të policisë bashkiake, një akt që po interpretohet në mënyra të ndryshme.
Në media kanë dalë edhe letrat përkatëse të cilat edhe ato interpretohen sipas midesë.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që kemi një konflikt për seli partie. Në vitin 2013 thuajse të njëjta pamje u panë në selinë e PSD-së së Skënder Gjinushit, ndërkohë që selia e PD-së, ish-Shtëpia Qendrore e Ushtrisë u mor në administrim në ditët e fundit të qeverisjes së demokratëve.
Në këtë kuptim, morali që po bëhet për shpërfytyrimin e një presidenti nuk ka edhe aq shumë kuptim, kur aktet janë të njëjtat. Pa folur këtu për bllokimin e KQZ-së nga deputetët socialistë që kërcenin mbi policinë e shtetit.
Add new comment