Parlamenti italian miraton ligjin për delimitimin e zonave detare me Greqinë
Parlamenti italian ka miratuar së fundmi ligjin për delimitimin e zonave detare me Greqinë. Ligji mori 273 vota dhe asnjë kundër. Kështu ai i hap rrugë zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë më 9 qershor 2020 që rishikon një marrëveshje të vitit 1977 duke përfshirë edhe metodën e WBS 84 – sistemi botëror gjeodezik.
Ligji është arritje për politikën e jashtme greke, e cila ka vënë si synim zgjidhjen e problemit të kufijve detarë me fqinjtë, duke nisur me Italinë, Greqinë dhe Egjiptin, për t’u ulur me Turqinë në fund, pasi të ketë përmbyllur problemet e tjera. Marrëveshja e tanishme me Italinë u jep ishujve jonianë në ndarjen e kufirit detar efekt të pjesshëm.
Comments
E shiti dhe Draghi detin. Ka
E shiti dhe Draghi detin. Ka rrezik ti kene marre ne konsiderate 12 miljet. Tradhetare te medhenj keta qeveritaret italiane. Po ecin ne gjurmet e Edit. Turp te kene.
Add new comment