Ermotti, menaxheri më i paguar në Europë
Sergio Ermotti është një ndër menaxherët më të mirëpaguar ndonjëherë në Zvicër dhe Europë. Ish-drejtues Ekzekutiv i Ubs, shoqëri zvicerane që ofron shërbime financiare, Ermoti është paguar sipas të dhënave zyrtare me 11.9 milionë euro vetëm në vitin 2020.
Gazeta “Corrirere della Sera” e ka vënë këtë rrogë në raport me pagesën mesatare të një punonjësi Italian: 21 660 euro në vit. Që do të thotë se këtij të fundit i duhet të punojë 549 vjet që të marrë pagën e një vit të Ermottit.
Në total, menaxheri ka marrë nga Ubs 120 milionë franga zvicerane që në raport me pagën mesatare të një zvicerani, e cila shkon në 6538 franga, do të thotë punë për 1200 vjet.
Një pabarazi e paprecedentë që ilustron më së miri pushtetin e teknokratëve në Perëndim dhe prirjen e pandalshme për shpërndarjen e pasurisë.
Add new comment