Nanoteknologjia neutralizon virusin SARS-CoV-2 në masën 100%

Postuar në 04 Mars, 2021 12:15

Një kompani lider në nanoteknologji ka zbuluar një mënyrë për të zhdukur viruset dhe bakteret nga hapësirat publike. Falë teknologjisë GC Ink ™, hapësirat publike mund të bëhen më të sigurta sa i përket transmetimit të viruseve dhe baktereve, përfshirë koronavirusin.

GC Ink ™, një prodhim i Graphene Composites, është testuar në mënyrë të pavarur nga Universiteti Brown dhe ka treguar efektivitet 100 për qind në neutralizimin e viruseve të koronavirusit dhe gripit në më pak se një minutë. Gjetjet e studimit janë botuar në “bioRxiv”.

Kjo përzierje me veprim të shpejtë, jashtëzakonisht efektive dhe e sigurt e nanopjesëzave të grafenit dhe argjendit mund të aplikohet në maska ​​dhe në filtrat e sistemeve të ventilimit. Kur përdoret në filtra dhe maska, GC Ink ™ është shumë efektiv në bllokimin dhe neutralizimin e koronavirusit dhe viruseve / baktereve të tjera për disa javë. Kur përdoret në peceta, GC Ink lë një shtresë të hollë dhe mbrojtëse kundër viruseve dhe baktereve, që zgjat për 24 orë.

Teknologjia e GC është shumë e efektshme sepse ka një mekanizëm veprimi të dyfishtë: sipërfaqja e ngarkuar negativisht e oksidit të grafenit bllokon pjesët e pikave të ujit me ngarkesë pozitive dhe “gjembat” e proteinave të virusit; nanogrimcat e argjendit lëshojnë jone që oksidojnë membranën lipide duke mbrojtur ARN-në e koronavirusit dhe duke e neutralizuar atë në këtë mënyrë.

Amanda M. Jamieson, virologe, e cila ka drejtuar studimin, thotë se “rezultatet tregojnë se kjo teknologji është shumë efektive në parandalimin e infeksionit nga dy viruse të rëndësishme të frymëmarrjes, të cilat kanë implikime të rëndësishme për këtë pandemi”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.