SHBA dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake
SHBA do të shtojë bashkëpunimin ushtarak me Egjiptin. Kreu i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane, Kenneth McKenzie, zhvilloi një vizitë në Kajro, ku është pritur nga shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Egjiptit, Mohamed Farid.
Siç raportojnë mediat e Egjiptit, McKenzie, gjatë takimit me Farid, shprehu gatishmëri për të mbështetur partneritetin strategjik dhe koordinimin midis forcave të armatosura egjiptiane dhe amerikane si dhe për të rritur bashkëpunimin në interes të të dy palëve.
Takimi është fokusuar në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare dhe zhvillimet në rajon, me qëllim konsolidimin e shtyllave të sigurisë dhe stabilitetit dhe arritjen e interesave të ndërsjellë.
Zyrtarët e lartë kanë diskutuar edhe për stërvitjen e përbashkët ushtarake midis Egjiptit dhe SHBA-ve.
McKenzie dhe një delegacion shoqërues mbërritën në Egjipt të hënën. Gjatë qëndrimit në Kajro, gjenerali i lartë amerikan u takua edhe me Presidentin Abdel Fattah El Sisi.
Add new comment