Arrestohet gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha

Postuar në 11 Shkurt, 2021 10:57

Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është vënë në pranga, pas një urdhër-arresti të nxjerrë më herët nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kuadër të këtij procedimi janë shoqëruar edhe disa persona të cilët ushtrojnë detyrën në Gjykatën e Krujës.

 Mes të shoqëruarve mësohet se është kryesekretarja Ela Mallkuçi dhe avokati  AldoTabaku. Njëkohësisht janë bërë dhe kontrolle në banesat e tyre si dhe janë sekuestruar si prova disa dosje që gjendeshin në zyrën e kreut të gjykatës. ILD e kishte kërkuar shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha pas lirimit të disa të dënuarve me burg përjetë, mes të cilëve edhe Endrit Dokle, Genc Tafilaj dhe disa personazhe të tjerë të akuzuar për krime të rënda.  
 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.