Kina nuk u njeh qytetarëve të Hong-Kongut pasaportat britanike
Kina nuk do t’u njohë pasaportat britanike qytetarëve të Hong-Kongut. Vendimi vjen në një kohë kur Britania po përgatitet t'u ofrojë atyre pasaporta për t’i shpëtuar shtypjes së Pekinit.
Nga e diela, ata që kanë në pasaportë britanike dhe personat në ngarkim të tyre do të mund të aplikojnë online për një vizë që i lejon ata të jetojnë dhe të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa pesë vjet më vonë mund të aplikojnë për shtetësi.
Skema e re e emigracionit është një përgjigje ndaj vendimit të Pekinit për të imponuar një ligj gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare në Hong-Kong për shtypur protestat e mëdha dhe shpesh të dhunshme.
Britania e ka akuzuar Kinën se ka shkelur premtimin, sipas të cilit Hong-Kongu do të ruante liritë kryesore dhe autonominë për 50 vjet.
Dikur koloni e Britanisë, Hong-Kongu iu dorëzua Kinës në 1997. Tani Britania argumenton se ka detyrimin moral të mbrojë ish-subjektet e saj.
Por Kina kundërshton në mënyrë të prerë.
"Nga 31 janari, Kina nuk do të njohë më pasaportën e ashtuquajtur BN (O) si dokument udhëtimi dhe identifikimi dhe rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime të mëtejshme", u tha gazetarëve zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Zhao Lijian.
Mbetet ende e paqartë se çfarë do të thotë kjo në terma konkretë, por vitin e kaluar, zyrtarët kinezë paralajmëruan se pasaportat britanike mund të mos njihen më nga shteti komunist.
Add new comment