Distanca në rritje mes Europës dhe Amerikës
Europa dhe Amerika po i largohen njëra-tjetrës dhe kjo nuk është një metaforë. Shkencëtarët kanë zbuluar se vargmalet në mes të oqeanit nën ujërat e Atlantikut duket se luajnë një rol shumë më të madh në formën e Tokës.
Prej kohësh, shkencëtarët përpiqen të zbulojnë mekanizmin që qëndron në themel të lëvizjes së pllakave tektonike të Tokës, por nuk ia kanë dalë. Por, një hulumtim i fundit nga Universiteti i Southampton-it mund të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën e të menduarit mbi kërkimin dhe reagimin ndaj ndryshimeve klimatike.
Studimi i ri sugjeron që vargmalet nënujore në mes të oqeanit (MARs), të cilat shënojnë kufirin midis këtyre pllakave të mëdha tektonike, mund të luajnë një rol shumë më domethënës sesa mendohej më parë, duke zgjeruar Oqeanin Atlantik me disa centimetra çdo vit, ndërsa njëkohësisht zvogëlohet Oqeani Paqësor.
Aktiviteti sizmik i kësaj zone është monitoruar përgjatë një viti me 39 sizmometra, të shtrirë më një vijë lineare prej 1 000 km. Gjatë kësaj kohe, pajisjet monitoruan rrjedhën ose transferimin e materialit midis mantelit të sipërm dhe të poshtëm nën koren e Tokës.
Studiuesit që bënë vëzhgimin thonë se rrymat e konveksionit në të gjithë mantelin mund të jenë më të përhapura dhe më të rëndësishme se mendohet më parë.
Me fjalë të tjera, vargmalet në mes të oqeanit luajnë një rol aktiv në tektonikën e pllakave që fjalë për fjalë formojnë botën tonë, megjithëse me një ritëm prej rreth 1.5 inç (3.8cm) në vit.
Kur pllakat tektonike përplasen, tërmete, tsunami dhe shpërthime vullkanike mund të pasojnë, duke nxjerrë në pah atë që është në rrezik në këtë fushë të veçantë kërkimi.
"Ka një distancë në rritje midis Amerikës së Veriut dhe Evropës dhe kjo nuk vjen nga dallimet politike ose filozofike", thotë bashkëautori i studimit, dr. Nick Harmon, nga Universiteti i Southampton-it.
Hulumtimet e mëtejshme në këtë fushë, dhe mbledhja e të dhënave shtesë do të japin modele më të mira dhe sisteme paralajmëruese për katastrofat natyrore dhe informacion më të detajuar mbi modelet e ndryshimit të klimës dhe ngritjen e nivelit të detit.
Comments
Shkenca nuk eshte monopol i
Shkenca nuk eshte monopol i vetem studjuesve perendimore! Ashtu sic nuk eshte sporti, arti, muzika, filozofia, puna, etj. Ndaj harxhoni pak kohe te lexoni edhe autoret shqiptare! Pasi te njiheni me ato qe thone keta autore, jepni mendimin tuaj si gazetare, nese e kane gabim, apo kane vjedhur te tjeret, apo kane te drejte dhe kane sjelle gjera te reja.
https://fjalecimbuese.wordpress.com/kuptimi-metafizik/
https://www.google.de/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=&cad=rja&ua...
https://www.youtube.com/watch?v=-42dhN5_KvQ
Hahaha!
Po ti perse mbetesh anonim dhe nuk ve emrin o Robert Thomanikaj?
Po thash se esht e
Po thash se esht e vetkuptueshme (del vetvetiu), si dhe qe t'mos mbushet tek google emri im me komente. Po nejse, kjo pak rendesi ka! Ajo qe te habit eshte se, perderisa kjo media shqiptare eshte e mbushur me gjithfare budadalleqesh shqiptaresh te tjere, pse nuk i hedh edhe nje sy ketyre "budadalleqeve" te mia, perpara se ti lexoje tek mediat dhe studjuesit e huaj!?!
Add new comment