Mbi 400 mijë të vaksinuar në Serbi
Agjencia serbe e lajmeve, B92, raporton sot se numri i të vaksinuar e në Serbi ka kaluar 400 mijë. Sipas kësaj agjencie, qytetarët serbë mund të zgjedhin mes vaksinave Sputnik V, Pfizer dhe Sinopharm.
Serbia bëhet kështu një ndër vendet e para në botë për numrin e të vaksinuarve/milionë banorë duke hedhur në treg tri vaksina.
Një problem që mbetet për t’u parë është nëse të vaksinuarit me vaksinat kineze dhe ruse do të lejohen të lëvizin në Perëndim, ndërkohë që enti europian i barnave ende nuk ka dhënë përgjigje për cilësinë dhe efikasitetin e vaksinës ruse.
Add new comment