Gruaja që fshihet pas bizhuterive të Bulgari

Postuar në 27 Janar, 2021 14:17

Mund të mos ia dini emrin, por me siguri që e njihni punën e saj, ose shumë prej jush mund ta duan punën e saj. E rrethuar përherë nga gurët më të shtrenjtë në botë dhe metalet e çmuara, Lucia Silvestri, është një nga gratë më të admiruara në botë. Pas dekadash në industri, drejtoresha kreative e markës së njohur Bulgari, ka fituar pozicionin e saj mes argjendarëve kryesorë të botës, ndërsa është gruaja që fshihet prapa disa prej pjesëve më dekadente të luksit.

Në një intervistë për profesionin por edhe personale, në “Sotheby’s” (korporatë ankandesh), Lucia Silvestri, tregon sesi u frymëzua nga bukuria e Romës dhe vendlinja e Bulgari.

Ajo thotë se ideja lindi një mëngjes herët në Romë, kur si vendase e qytetit të njohur për arkitekturën e famshme, ndërsa eksporonte në të gdhirë, iu duk sikur iu shfaqën kryeveprat barok në çdo cep. E magjepsur, Silvestri vendosi të krijonte një koleksion bizhuterish të frymëzuar nga bukuria e Romës dhe koleksioni Barocko lindi në 2020-n.

Bizhuteritë mishëruan epokën atë epokë, ku shembull keni gjerdanin “Rosso Caravaggio” prej platini, rubini dhe diamanti, një pjesë spektakolare që i kushton respekt Caravaggio-s, një artist i cili ishte ndër të parët që eksperimentoi me ngjyrën dramatike, thellësinë, dritën dhe hijen, që definoi stilin barok.

Si u punësuat tek Bulgari?

Ardhja ime në Bulgari ishte një rastësi fatlume. Unë aplikova për një pozicion zëvendësimi të një shtatzënë, ndërsa isha duke studiuar biologji dhe vëllezërit Bulgari panë pasionin dhe harmoninë që kam për gurët e çmuar. Ata më mbështetën, më udhëzuan dhe më mësuan aq shumë gjatë rrugëtimit tim. Që nga fillimi, dhe veçanërisht që nga emërimi im si drejtoreshë kreative e markës, qëllimi im ka qenë gjithmonë të përtërij duke theksuar më tej ADN-në e Bulgari. Unë jam nga Roma, kam lindur dhe kam jetuar aty gjithë jetën. Roma është muza dhe shtëpia ime.  

Si ju lindi për herë të parë koncepti që qëndron pas koleksionit tuaj të ri Barocko?

Për koleksionin ‘Barocko’, si për të gjitha koleksionet e bizhuterive luksoze, frymëzimet kryesore janë gurët e çmuar dhe Roma - të dyja këto kanë qenë muza e markës për mbi 130 vjet. Siç sugjeron emri i koleksionit, ‘Barocko’ është rrënjosur në mrekullinë e lëvizjes së artit "Barocco" të viteve 1600 - duke marrë frymëzim nga artistët e mëdhenj të kohës si Bernini, Caravaggio dhe Borromini. Gjatë asaj kohe, arti barok ishte një revolucion përçarës, kështu që ne rishkruam kodet estetike barok në frymën bashkëkohore të Bulgari, duke i dhënë ‘Barockos’ një frymë inovative, por të përjetshme.

Si i qaseni dizajnimit të një linje bizhuterish – cila vjen e para, guri i çmuar apo dizajni?

Varet nga ajo që po krijoj. Ekzistojnë dy procese: i pari fillon nga gurët; ato janë një burim kryesor frymëzimi dhe ato drejtojnë krijimet. Procesi i dytë fillon kur diamantet janë protagonistë. Në rastin e fundit, fillova të punoja nga një ide, nga dizajni.

Në të dy proceset jam në një dialog të vazhdueshëm me ekipin e dizajnit dhe ka një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbim idesh për të arritur një rezultat perfekt. Është thelbësore që gurët e çmuar, krijimtaria dhe mjeshtëria të jenë në harmoni të plotë dhe plotësojnë njëra-tjetrën.

Kur jeni duke u furnizuar me gurë të çmuar, çfarë kërkoni zakonisht?

Kur filloj një kërkim, nuk e di kurrë se çfarë lloj gurësh të çmuar do të gjej. Ka kaq shumë dhurata të bukura të natyrës për të zbuluar, dhe secila është gjithmonë një surprizë unike dhe e veçantë. Në ditët e sotme kërkimi është shumë i rëndësishëm pasi gurët e çmuar janë më të rrallë dhe kërkohen shumë se kurrë më parë.

Cili është krijimi më i preferuar i koleksionit të ri dhe si nisi krijimi i saj?

Një nga dizajnët kryesore dhe pjesët më komplekse në koleksionin Barocko është ‘Rosso Caravaggio’, një gjerdan që kërkonte 1.500 orë punë për të përfunduar. Ai u ndërtua rreth natyrës së jashtëzakonshme të një rubini të rrallë me burim në Mozambik. Ky bizhuteri i jashtëzakonshëm me ngjyrën e saj të veçantë të kuqe dhe përplasjen e dritës dhe hijes kujton stilin e mrekullueshëm artistik të Caravaggio-s.

Një tjetër nënshkrim artistik i Caravaggio - i evokuar nga rubini i gjerdanit - është përdorimi dallues i ngjyrës së kuqe, i përdorur për të shprehur fuqinë dhe intensitetin, për të tërhequr vëmendjen ose për të dhënë një kuptim simbolik.

Burimi: Sotheby’s

MCN TV

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.