Gjermani, zbulohet skeleti i një peshkaqeni të 150 milionë vjetëve më parë
Zbulimi i një skeleti pothuajse të plotë të një peshkaqeni të periudhës jurasike u ka dhënë studiuesve një pasqyrë më të qartë të jetës në Tokë 150 milionë vjet më parë.
Fosili i ruajtur jashtëzakonisht mirë u gjet në formacionin gëlqeror Solnhofen në Bavari, Gjermani. Zona ka pasur peizazh lagunor tropikal në kohën kur peshkaqeni ishte në habitatin e vet.
Fosili është mbetje e një peshkaqeni Asteracanthus me gjatësi mbi 2.5 metra në gjatësi. Studiuesit thonë se e këto përmasa e bëjnë atë një "gjigant" midis peshkaqenëve jurasikë.
Asteracanthus i përket llojit Hybodontiform, një familje grabitqarësh me 150 dhëmbë të mprehtë, që kanë lëvizur në detet e Tokës antike për gati 300 milionë vjet.
“Kjo na bën të mendojmë se Asteracanthus ishte një grabitqar aktiv që ushqehej me shumë lloje kafshësh të detit. Asteracanthus ishte sigurisht jo vetëm një nga peshqit më të mëdhenj kërcorë të kohës së tij, por edhe një nga më mbresëlënësit”, tha paleontologu Sebastian Stumpf, nga Universiteti i Vjenës.
Peshkaqenët u mbijetuan dy shfarosjeve masive para se të zhdukeshin së bashku me dinosaurët në fund të periudhës së Kretaceut, rreth 66 milionë vjet më parë.
Gjetja është kaq e vlefshme sepse skeletet e peshkaqenëve të fosilizuar janë të rrallë për shkak të faktit se trupi i tyre ishte kryesisht kërc. Asteracanthus u përshkrua shkencërisht nga natyralisti zvicerano-amerikan Louis Agassiz më shumë se 180 vjet më parë, por kjo është hera e parë që gjenden mbetje fosile të tij.
Add new comment