BBC: Biden mund të ndryshojë seksionin 230. Facebook mund të paditet për ato që postojnë përdoruesit
BBC-ja shkruan për atë që e quan një goditje shkatërrimtare që presidenti i ri amerikan, Joe Biden, mund t’i japë Facebook. Pas një hyrjeje ku flitet për ambiciet e Drejtorit Ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, për t’u bërë Presidenti, media në fjalë vë në dukje qëndrimin e vazhdueshme të Biden kundër asaj që ndodh në Facebook dhe mënyrës sesi kjo platformë funksionon. Një ndër arsyet kryesore të kësaj kundërvëinieje është edhe mënyra sesi republikanët shfryëzuan Facebook në vitin 2016 dhe mandej skandali Cambridge Analytica.
Në këtë kuadër, sipas BBC-së, Biden ka një mjet të fortë ligjor në dorë për të përmbysur situatën: Seksioni 230 i legjislacionit amerikan për Internetin. Ky seksion parashikon se Facebook nuk mund të kallëzohet penalisht për ato që postojnë njerëzit. Biden e ka quajtur këtë rregullim të papranueshëm dhe se do ta revokojë menjëherë. Është një ndryshim shumë i thellë që do të vendoste platformën në një pozitë të vështirë dhe do ta ekspozonte atë ndaj rregullave që do të diktonin shtrëngime të tejra për përmbajtjen duke sjellë patjetër rënien e rolit të saj. Dhe ky është vetëm një nga problemet për Facebook përveç problemit të ligjit antitrust.
Add new comment